Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdogan-Thacit: Mbeshtetje Te Plote Per Proceset Zhvillimore Ne Kosove
English

Erdogan-Thacit: Mbeshtetje Te Plote Per Proceset Zhvillimore Ne Kosove

PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot me kryeministrin Rexhep Tayyip Erdogan, nga i cili mori mbështetjen e plotë për proceset zhvillimore në Kosovë. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Thaçi dhe Erdogan patën një takim miqësor kokë më kokë dhe më pas, u zhvilluan takime zyrtare mes delegacioneve të Kosovës dhe Turqisë, ku u vlerësua lart bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve. Të dy palët shprehën gatishmërinë për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat. Pala turke është shprehur e gatshme të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik, arsim, mjedis dhe veçmas, në procesin e lobimit për njohjet e reja të Kosovës shtet sovran. Sot në Ankara u nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi midis Kosovës dhe Turqisë në fushat e transportit, bujqësisë, arsimit dhe ambientit. Qeveria e Turqisë në mënyrë të veçantë është shprehur e gatshme të mbështesë ngritjen e Universitetit Publik të Prizrenit. Pas takimeve zyrtare, kryeministrat Hashim Thaçi dhe Rexhep Tayyip Erdogan në një konferencë të përbashkët për median, theksuan përkushtimin e institucioneve të tyre për zhvillimin e mëtejshem të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë. Kryeministri Thaçi falënderoi qeverinë dhe popullit turk për ndihmat e deritashme që Turqia ka dhënë për Kosovën. Duke theksuar faktin që Turqia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, Thaçi tha se vendi i tij paraqet një rast të mirë për investime dhe ftoi biznesmenët turq që të investojnë në Kosovë. Në njoftimin për shtyp nga zyra e kryeministrit kosovar, theksohet se pala turke mbështeti integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe ka premtuar mbështetjen e Turqisë për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike. Gjatë konferencës për mediat, komuniteti turk që jeton në Kosovë u vlerësua si element i rëndësishme dhe urë bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshem të marrëdhënieve Kosovë- Turqi. Delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Thaçi pati sot takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, ku u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Kryeministri Thaçi nesër do të qëndrojë në Stamboll, ku do të pritet nga kryebashkiaku i Stambollit, Kadir Topbas. Po ashtu, Thaçi do të marrë pjesë në takimin e organizuar me përfaqësues turq të biznesit, lidhur me investimet në Kosovë. /a.ke/
KOMENTE