English

Fier: Nxënësit E Shkollës Artistike Nisin Pastrimin E Plazhit

FIER, 20 maj /ATSH -Rr.Isufaj / - Nënësit e shkollës së mesme artistike "Jakov Xoxa" në Fier organizuan të enjten një ditë aksioni për të pastruar plazhin e Semanit. "Ky aksion është pjesë e projektit kurikular që kemi hartuar në fillim të vitit me temë "Ndotja në qytetin tonë dhe perspektivat e pastrimit të sajë", tha drejtori i shkollës, Vasillaq Sapiqoti. Nisur nga fakti se bregdeti është një nga dhuratat më të bukura që na ka falur natyra në Fier, Sapiqoti shton se "duke e mirmbajtur dhe zhvilluar, ky aksion shërben sado pak, si një sinjal për opinionin dhe pushtetin vendor"./ch/
KOMENTE