Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fmn: Shqipëria, Ndër Vendet E Pakta Në Botë Që Njohu Rritje Ekonomike Gjatë Vitit 2009
English

Fmn: Shqipëria, Ndër Vendet E Pakta Në Botë Që Njohu Rritje Ekonomike Gjatë Vitit 2009

- Rritja ekonomike për Shqipërinë këtë vit parashikohet 2.3 % - TIRANE, 20 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikojnë një rritje ekonomike prej 2.3 % gjatë vitit 2010 për Shqipërinë. Ekonomisti në Departamentin Europian të Politikave dhe të Studimeve Rajonale të FMN-së, Johan Mathisen, tha të enjten gjatë një konference në Tiranë mbi parashikimet ekonomike të rajonit, se "Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që njohu rritje ekonomike gjatë vitit 2009, ndërsa për këtë vit rritja ekonomike për Shqipërinë parashikohet 2.3 %". Vitin që vjen, sipas Mathisen, Shqipëria do të njohë një rritje më të madhe, që llogaritet në 3.3 %, por ai kërkoi politika të kujdeshme fiskale nga ana e qeverisë. "Qeveria duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale", deklaroi Mathisen. Sipas tij, menaxhimi i flukseve hyrëse të kapitalit është një tjetër sfidë e qeverisë shqiptare. "Menaxhimi i flukseve hyrëse kërkon politika makroekonomike të adaptueshme dhe përmirësimin e rezistencës së sektorit financiar nëpërmjet politikave të matura dhe forcimin e kuadreve ndërkufitare të stabilitetit financiar", theksoi eksperti i FMN-së. Mathisen u ndal edhe në në sfidat e menaxhimit të flukseve hyrëse të kapitalit në Europën në zhvillim. "Flukset hyrëse të kapitalit ishin të mëdha në Europën në zhvillim dhe ranë më shumë gjatë krizës se në ekonomitë e tjera", tha Mathisen, ndërsa nënvizoi faktin se "flukset e mëdha hyrëse krijuan dobësi makroekonomike dhe në sektorin financiar, defiçite më të mëdha të bilancit të pagesave, rritje të shpejtë të kreditimit, pozicione fiskale të përkeqësuara dhe rritje të nivelit të borxhit të familjeve në shumë prej vendeve në rajon"./s.s./
KOMENTE