Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Franca: Mazhoranca E Këshillit Të Sigurimit Dakord Për Sanksione Ndaj Iranit
English

Franca: Mazhoranca E Këshillit Të Sigurimit Dakord Për Sanksione Ndaj Iranit

PARIS, 20 maj /ATSH-AFP/ - Vetëm tre vende nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit në OKB shfaqën ngurrim në miratimin e një rezolute të re, që sanksionon programin bërthamore të Iranit, fakt të mundëson përbërjen e një mazhorance në favor, sipas shefit të diplomacisë franceze, Bernard Kouchner. "Tre vende kanë shprehur disa ngurrime por kjo nuk krijon problem. Teksti i rezolutës nuk është përfundimtar, do të diskutohet nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë", deklaroi ai gjatë një konference pas një takimi në Paris me homologen e tij daneze, Lene Espersen. Sipas një burimi diplomatik perëndimore, tre vendet për të cilat bëhej fjalë janë Brazili dhe Turqia, që të hënën nënshkruan një marrëveshje me Iran lidhur me shkëmbimin në territor turk të uraniumit iranian që pritet të pasurohet në Brazil, si dhe Libani, ku milicia shiite libaneze, shumë e afërt me Teheranit, që përfaqësohej nga dy ministra. "Është një projektrezolutë e fortë, mbi të gjitha me kufizime lidhur me ushtrinë. Në ditët e ardhshme, duke nisur nga fillimi i qershorit, ky tekst do të diskutohet, do të përmirësohet, ndoshta dhe do të votohet", shtoi Bernard Kouchner. "Besoj se do të votohet, nuk jam i bindur, askush nuk mund të shprehet me bindje të plotë", theksoi ai./ /i.p/
KOMENTE