English

Greqi - Grevistët Pushtojnë Simbolikisht Ministrinë E Punës

ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Sindakalistët dhe militantët e sindikatës PAME pushtuan sot simbolikisht Ministrinë greke të Punës duke bllokuar hyrjen e saj për të kërkuar anulimin e uljes së pagave dhe pensioneve. Militantët e kësaj sindikate, sipas medias, kanë sulmuar simbolikisht edhe një hotel ''Hilton'' në Athinë, ndërkohë që është duke u organizuar një grevë e përgjithshme 24-orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike dhe reformës së pensioneve nga ana e qeverisë socialiste greke./ a.jor.
KOMENTE