Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klosi: Opozita më e vendosur, transparencë deri në fund
English

Klosi: Opozita më e vendosur, transparencë deri në fund

Tiranë, 20 maj, NOA – Partia Socialiste ka falënderuar sot gjithë qytetarët që i dhanë mbështetjen asaj gjatë ditëve të grevës së urisë dhe protestave.

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, në një deklaratë për media u shpreh se pas protestave, Partia Socialiste ndjehet më afër problemeve të qytetarëve.

Por pa nisur ende negociatat në Strazburg, Klosi, theksoi se Partia Socialiste është e bindur në vazhdimin e betejës së saj për transparencë të zgjedhjeve.

“Sot opozita shqiptare është akoma edhe më e bashkuar, akoma dhe më e vendosur për t’i shkuar çështjes së transparencës deri në fund”, tha Klosi.

Klosi theksoi se falë aktivitetit të 3 javëve të fundit, aktiviteti opozitar ka hyrë në një fazë të re. “Opozita sot është më pranë njerëzve, më afër problemeve të tyre”, u shpreh Klosi.

Deputeti i PS-së ka theksuar se tashmë “opozita ka mbështetjen e mbi 1 milion shqiptarëve”. Kjo mbështetje, sipas Klosit do ta çojë deri në fund “kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

m.xh/NOA

KOMENTE