Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Hyseni Përshëndet Rezolutën E Oki-T, Falënderon Gjithë Vendet, Në Veçanti, Shqipërinë
English

Kosove: Hyseni Përshëndet Rezolutën E Oki-T, Falënderon Gjithë Vendet, Në Veçanti, Shqipërinë

PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni përshendeti sot miratimin e rezolutës për Kosovën në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe (Taxhikistan). Ministri Hyseni falënderoi të gjitha vendet anëtare të Konferencës Islamike për votën unanime për rezolutën dhe në veçanti, Shqipërinë. Burime të ministrisë së jashtme bëjnë të ditur se "në veçanti, ministri Hyseni falënderoi diplomacinë shqiptare dhe përgjithësisht institucionet e Republikës së Shqipërisë për përkrahjen që po i japin Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Mirënjohje e veçantë me këtë rast i jepet iniciuesit, Republikës së Shqipërisë dhe sponsorizuesve të kësaj rezolute". "Kalimi i kësaj rezolute është edhe një pranim dhe konfirmim i kontributit vital dhe të pazëvendësueshëm që pavarësia e Kosovës ka për paqen dhe stabilitetin në Ballkan", vlerëson ministri Hyseni. /a.ke/
KOMENTE