Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Osbe E Shqetesuar Per Gjendjen E Objekteve Te Trashegimise Kulturore Ne Prishtine
English

Kosove: Osbe E Shqetesuar Per Gjendjen E Objekteve Te Trashegimise Kulturore Ne Prishtine

PRISHTINË, 20 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Werner Almhofer shprehu sot shqetësim për rrënimin e xhamisë së vjetër Hatunije dhe rrezikimin e vazhdueshëm të Prishtinës së vjetër. "Pas Hotelit Union, ky është rasti i dytë në Prishtinë i vërejtur nga Misioni, ku institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare, kanë dështuar që të zbatojnë ligjin dhe të sigurojnë mbrojtjen e tyre," deklaroi ai. Ligji për Mbrojtje të trashëgimisë kulturore i miratuar në vitin 2006, parasheh hartimin e një liste të objekteve të trashëgimisë kulturore, arkeologjike dhe arkitekturale, që duhet të mbrohen. Deri tani kjo listë nuk është përpiluar, ndaj Ambasadori Almhofer shpreh shqetësim për këtë vonesë, njofton misioni i OSBE-së në Kosovë. "Ruajtja e qytetit të vjetër të Prishtinës është me rëndësi të veçantë pasi ajo paraqet trashëgimi kulturore për gjeneratat që do të vijnë", tha Ambasadori Almhofer. Sipas tij, "mbrojtja dhe njohja e rëndësisë së trashëgimisë kulturore përben një bazë për të tejkaluar sfidat në të ardhmen". Ambasadori Almhofer shtoi se Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në dhënien e urdhërit për ndaljen e rrënimit dhe bëri thirrje për koordinim të shtuar, në mënyrë që raste të tilla të shmangen në të ardhmen. Ai kërkoi veprime të menjëhershme për të zbatuar legjislacionin mbi trashëgiminë kulturore. /a.ke/
KOMENTE