Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lista E Opracioneve Kirurgjikale Në Spitale Do Të Afishohet Dukshëm Për Pacientët Dhe Familjarët
English

Lista E Opracioneve Kirurgjikale Në Spitale Do Të Afishohet Dukshëm Për Pacientët Dhe Familjarët

- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka firmosur urdhrin për interventet kirurgjikale - TIRANË, 20 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Duke filluar nga dita e sotme, lista e operacioneve kirurgjikale të planifikuara më parë do të përgatitet dhe afishohet në mënyre të dukshme për pacientët dhe familjarët e tyre. Ky është urdhri më i fundit i firmosur nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në vazhdimësi të hapave të ndërmarrë për të rritur maksimalisht transparencën e komunikimit dhe luftën ndaj korrupsionit. Duke e bërë të ditur për mediat këtë urdhër për interventet kirurgjikale, zëdhënësja e MSH, Alisa Demollari, sqaroi se "shpërndarja e operacioneve do të bëhet në mënyrë proporcionale, duke aktivizuar të gjithë kirurgët që shërbejnë në repartet e kirurgjisë e duke eleminuar në këtë mënyrë përqëndrimin e panevojshëm dhe abuziv të operacioneve kirurgjikale në pak duar". Kjo transparencë, sipas MSH, mundëson eliminimin e çdo lloj pakënaqësie apo përpjekjeje për veprime korruptive, duke bërë të qartë për këdo se kush do ta kryejë operacionin dhe kohën kur operacioni do të kryhet. Ndërkohë, janë drejtorët e spitaleve dhe shefat e shërbimeve që do ta ndjekin me rigorozitet zbatimin e përpiktë të këtij urdhëri, si dhe do të trajtojnë me përparësi çdo ankesë të qytetarëve lidhur me shërbimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale. MSH e konsideron prioritet madhor të saj transparencën e plotë ndaj qytetarit, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërsa, marrëdhënia mjek- pacient është një binom i pazëvendësueshëm ku secila palë ka një rol të rëndësishëm për trajtimin sa më të shpejtë e cilësor ndaj sëmundjeve./s.s./
KOMENTE