Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Arsimit informon lidhur me ecurinë e maturës shtetërore
English

Ministri i Arsimit informon lidhur me ecurinë e maturës shtetërore

Tiranë, 20 Maj 2010 NOA - Ministri i Arsimit, zoti Myqerem Tafaj informoi sot anëtarët e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me ecurinë e maturës shtetërore. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se përgatitjet për maturën shtetërore kanë ecur pozitivisht.

Në këtë drejtim, ai tha se në muajin qershor nis provimi i parë dhe më datën 29 qershor përfundojnë të katër provimet në mënyrë që më pas nxënësit të kenë mundësi që të nisin procedurat për marrjen e formularit A2 për ndjekjen e studimeve të larta.

Gjithashtu, ministri i Arsimit theksoi se nisja e konsultimeve për moskushtëzimin e marrjes së katër provimeve është një element pozitiv.

Në vijim, ai theksoi se për vitin e ardhshëm po punohet që maturantët me mbarimin e gjimnazit të mos marrin më dëftesë pjekurie por diplomë.

Kjo masë, sipas ministri të Arsimit krijon lehtësira dhe standarde për ndjekjen e studimeve universitare. Një tjetër element i rëndësishëm, tha ministri, është edhe futja e provimit të anglishtes për vitin e ardhshëm shkollor.

Me anë të këtyre masave ministri tha se synohet përmirësimi dhe arritja e standardeve të vendeve të Bashkimit Europian.

Përsa i përket korrigjuesve, Tafaj theksoi se janë përzgjedhur mësuesit me nivelin më të mirë dhe me përvojë, të cilët edhe do të trajnohen. Ministri ndër të tjera vuri theksin tek rëndësia që ka nxitja e shkollave dhe universiteteve për të bërë seanca këshillimore me specialistë të ministrisë së Arsimit.

Ndër të tjera, ai theksoi se nga ministria e Arsimit janë zhvilluar takime me nxënësit dhe mësuesit ndërkohë që procesi i administrimit po ecën shumë mirë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komisionit i drejtuan ministrit të Arsimit pyetje lidhur me kualifkimin e mësuesve, ecurinë e maturës, masat që janë marrë etj.

Anëtarët e komisionit pasi u informuan mbi ecurinë e maturës shtetërore vlerësuan punën e ministrisë së Arsimit.

r.n/NOA

KOMENTE