Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasmussen: E Ardhmja E Serbisë Është Drejt Integrimit Në Nato Dhe Be
English

Pasmussen: E Ardhmja E Serbisë Është Drejt Integrimit Në Nato Dhe Be

SOFJE, 20 maj /ATSH-AFP/ - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i bëri sot thirrje Serbisë ta shohë të ardhmen e saj për ''ta kuptuar që e ardhmja është integrimi" në NATO dhe BE. "I ftoj, jo vetëm liderëve politikë serbë, por gjithashtu edhe popullit serb, të shohë in drejt të ardhmes, të ekzaminojnë situatën për të arritur në konkluzionin se e ardhmja e Serbisë është në integrimin në komunitetin euroatlantik, NATO dhe BE", deklaroi ai gjatë një konference shtypit në Sofje. Rasmussen deklaroi se do të bënte ''ç'është e mundur'' për anëtarësimin e Serbisë në NATO, përmes një qasjeje hap pas hapi siç është kërkuar nga pala serbe dhe se do t'i pëlqente të shihte progres". Opinioni publikë në Serbi është negativ lidhur me një anëtarësim të mundshëm në NATO për shkak të bombardimeve të kryera në vitin 1999 nga Aleanca Atlantikoveriore kundër Sllobodan Millosheviçit, atëherë president i Jugosllavisë, me qëllim që ky i fundit të tërhiqte trupat e tij ushtarake dhe policore nga Kosova. Rasmussen u shpreh se pret që të gjitha vendet e Ballkanit të anëtarësohen në NATO dhe BE para përfundimit të mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, në vitin 2013. Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s./ /i.p/
KOMENTE