Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria e Kosovës shprehet e lumtur për rezolutën e Konferencës Islamike
English

Qeveria e Kosovës shprehet e lumtur për rezolutën e Konferencës Islamike

Prishtinë, 20 Maj 2010 NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën në sesionin e 37-të të Organizatës së Konferencës Islamike, në Dushanbe të Taxhikistanit.

Ministri Hyseni me këtë rast falënderoi të gjitha vendet anëtare të Konferencës Islamike për votën unanime për rezolutën. Në veçanti, Hyseni tha se falënderon diplomacinë shqiptare dhe përgjithësisht institucionet e Republikës së Shqipërisë për përkrahjen që po i japin Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Po ashtu, mirënjohje e veçantë me këtë rast i jepet iniciuesit, Republikës së Shqipërisë dhe sponsorizuesve të kësaj rezolute.

Kalimi i kësaj rezolute është edhe një pranim dhe konfirmim i kontributit vital dhe të pazëvendësueshëm që pavarësia e Kosovës ka për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

r.n/NOA

KOMENTE