Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sezoni turistik, nesër hapje spektakolare në sheshin “Nënë Tereza”
English

Sezoni turistik, nesër hapje spektakolare në sheshin “Nënë Tereza”

Tiranë, 20 Maj, NOA – Një hapje e vërtetë spektakolare është parashikuar të realizohet ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit shqiptar, për sezonin turistik të këtij viti.

E konceptuar nga ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit nën kujdesin e kryeministrit Berisha, ceremonia parashikon zhvillimin e eventit “Adriatic & Ionian Cassic Rally”, për tre ditë me radhë, ku do të marrin pjesë 50 deri në 60 makina klasike nga Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Italia, Mali i Zi, Turqia dhe natyrisht Shqipëria. “Adriatic & Ionian Classic Rally” është një garë me makina klasike që bazohet në testet e rregullsisë.

Qëllimi kryesor i eventit është argëtimi i pjesëmarrësve dhe sidomos i spektatorëve, të cilët për herë të parë do të mund të ndjekin një aktivitet të tillë në Shqipëri.

Vështirësia e përmbushjes së kritereve të testit të rregullsisë, udhëtimi ndërmjet peisazheve me bukuri natyrore dhe vizitat në vende me rëndësi historike dhe arkeologjike janë ndër pikat kulminante të këtij eventi.

Nëpërmjet kësaj gare synohet gjithashtu të krijohen dhe të forcohen lidhjet ndërmjet popujve dhe kulturave të ndryshme.

Klasifikimi përfundimtar nuk bazohet në shpejtësinë maksimale të veturave, por në arritjen e shpejtësisë mesatare të paracaktuar. Shpejtësia mesatare nuk do të kalojë 50 km/h në rrugë ndër-urbane dhe 70 km/h në autostradë.

Eventi do të zhvillohet në kushtet e trafikut të hapur dhe organizatorët nuk do të mbyllin trafikun në asnjë pjesë të trajektores.

n.e/NOA

KOMENTE