English

Shkodër: Dita Kombëtare E Jetimëve, Apel Për Gjithë Shoqërinë

SHKODËR, 20 Maj/ATSH-G. Marku/- Në Dita Kombëtare të jetimëve, Shtëpia e fëmijëve 0-6 vjeç organizoi një aktivitet artistik, me mbështetjen e Kryqit të Kuq të degës në Shkodër. "Kjo ditë është një mundësi për t'i bërë apel gjithë shoqërisë për fëmijët që kanë nevojë për vëmendjen e saj", tha drejtore e Shtëpisë së fëmijës, 0-6 vjeç, Eva Luli. Shtëpija e Fëmijës 0-6 vjeç në Shkodër ka një kapacitet prej 40 fëmijësh, ku 30-të prej tyre janë rezidentë, dhe 10-të ditorë. Kryetari i Kryqit të Kuq, Astrit Dervishi me një mesazh ju drejtua biznesmenëve duke i kërkuar që të hedhin sytë nga këta fëmijë, pasi mbështetja ndaj tyre ndikon në zhvillimin, rritjen dhe integrimin në nivel sa më të mirë në shoqërinë shqiptare./ch/
KOMENTE