Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlore: Keshilltaret E Pd Kundershtojne Projektvendimin Per Marrjen E Kredise Per Infrastrukturen
English

Vlore: Keshilltaret E Pd Kundershtojne Projektvendimin Per Marrjen E Kredise Per Infrastrukturen

VLORE, 20 maj/ATSH-H.Koçi/.- Grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike të Vlorës kundërshtoi sot projektvendimin e paraqitur në mbledhjen e organit vendimmarrës nga administrata e Bashkisë për marrjen e një kredie për projektet në infrastrukturë. Gjatë mbledhjes së këshillit që përfundoi në orët e vona sot, pasdite, këshilltarët demokratë u shprehën se marrja dhe përdorimi i kredisë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, shton barrën fiskale mbi taksapaguesit vlonjatë dhe votuan kundër projektvendimit, që u miratua nga këshilltarët socialistë dhe aleatët e tyre, të cilët kanë shumicën në këshillin bashkiak. Në një konference për shtyp, këshilltarja demokrate Laureta Bejkosala tha se "kryetari i Bashkisë tashmë në ikje, kërkon të lerë Vlorën me një borxh, që vlonjatët do t'a paguajnë gjatë me të ardhmen e tyre". Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i degës së PD-së dhe deputet i Vlorës, Ardian Kollozi, tha se, "kjo kredi që kërkon të marrë Bashkia në shumën 420 milionë lekë, përbën shkelje të hapur të ligjit përkatës, pasi kalon ndjeshëm vlerën e 5 përqindshit të të ardhurave të brendshme". Sipas tij, kjo është një barrë e rëndë për taksapaguesit vlonjatë dhe do të kundërshtohet me gjithë forcën e ligjit nga ky subjekt politik dhe përfaqësuesit e tij në këshillin bashkiak. Në projektvendimin përkatës të miratuar me shumicë votash sot në mbledhjen e këshillit bashkiak, përcaktohet se kredia prej 420 milionë lekë do të përdoret për zbatimin e disa projekteve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. /a.ke/
KOMENTE