Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Kushte Të Paqëndrueshme Moti Në Gjirin Detar
English

Vlorë: Kushte Të Paqëndrueshme Moti Në Gjirin Detar

VLORË, 20 Maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike në gjirin detar të Vlorës sot do të jenë të paqëndrueshme dhe të përkeqësuara në krahasim me një ditë më parë. Moti do të karakterizohet nga vranësira të ndërrueshme, të cilat do të arrijnë në nivel mesatar dhe të dendura në orët e mesditës, ku nuk përjashtohen edhe reshje lokale shiu. Kjo do të shoqërohet edhe nga një përkeqësim i kushteve të lundrimit, veçanërisht për mjetet e vogla, siç janë peshkarexhat. Nga ana tjetër, temperaturat pritet të shënojnë një ulje të konsiderueshme krahasuar me një ditë më parë. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 20-21 gradë celcius dhe ato minimale në 10-11 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. Pavarësisht kësaj situate, trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, pritet të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE