Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove: Kuci-Rasmussen: Situata E Sigurise Ne Kosove Eshte E Qete Dhe E Stabilizuar
English

Kosove: Kuci-Rasmussen: Situata E Sigurise Ne Kosove Eshte E Qete Dhe E Stabilizuar

R PRISHTINË, 22 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon dhe për bashkëpunimin e institucioneve kosovare me strukturat e NATO-s, ishin në qendër të takimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur sot në një komunikatë, se në takim është konstatuar se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabilizuar dhe kontributi i strukturave të sigurisë në Kosovë në ndërtimin e ambientit të qetë është i madh. Kuçi shprehu gatishmërinë e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve kosovare për të zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me NATO-n dhe më të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me synimin që një ditë të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë strukturë të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha se përkushtimi i NATO-s për të ndërtuar dhe siguruar një ambient të qetë në Kosovë dhe në rajon, do të vazhdojnë të jenë prioritete të kësaj strukture. Në takim u vlerësua zhvillimi i kapaciteteve vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zv/kryeministri Kuçi kërkoi që NATO të vazhdojë mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e saj dhe të jetë e aftë të veprojë në të gjitha situatat e nevojshme. Gjithashtu u evidentuar pajtimi i përbashkët në angazhimin për paqen në rajon, ndërtimin e raporteve të mira të fqinjësisë së mirë në mes të gjitha vendeve të rajonit si dhe angazhimi për profesionalizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. "Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet saj e shohin të ardhmen si një pjesë e strukturës së NATO-s dhe janë të përkushtuara që të përmbushin të gjitha standardet e nevojshme për këtë", ka deklaruar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. /a.ke/
KOMENTE