English

Qeveria: Kërkimi shkencor në Shqipëri, si modeli amerikan

Tiranë, 22 Maj, NOA – “Modeli amerikan në fushën e kërkimit shkencor, mbetet frymëzues për Shqipërinë dhe për gjithë botën, prandaj ai duhet të gjejë zbatim tek ne”.

Kështu është shprehur në emër të qeverisë shqiptare, kryeministri Berisha, gjatë një konference për arsimin që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se “ajo parashikon si prioritet rritjen e fondeve për kërkimin shkencor, si një kusht vendimtar për suksesin e tij”.

“Gjithsesi, qeveria nuk mund të mbulojë çdo gjë me fondet publike në këtë fushë, por duhet të ndihmojnë korporatat dhe donacionet. Dhe duhet të përpiqemi për qendra rajonale të kërkimit shkencor dhe kjo në të mirë, të gjetjes së fondeve”, bëri ai më pas me dije.

Duke shtuar se katedrat tona universitare të kërkimit shkencor, duhet të jetë të gatshme për kërkuesit nga rajonit, gjë që do të forconte më shpejt fibrën tonë kërkimore-shkencore.

“Kjo do të bënte që donatorët të kontribuonin më shumë”, sqaroi kreu i qeverisë lidhur me një fakt të tillë.

a.y/NOA

KOMENTE