English

Ndërpritet seanca plenare, Tom Doshi sherr me deputetin Strazimiri

Tiranë, 24 Maj, NOA – Seanca e sotme plenare është ndërprerë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli për shkak të një konflikti që u krijua mes deputetit socialist Tom Doshi dhe atij demokrat, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së këtij të fundit.

Duket se sapo Strazimiri ka cituar nenin 178 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon sesi asgjësohen fletët e votimit pas zgjedhjeve, menjëherë një reagim i ashpër nga mbërritur nga deputetët e opozitës, të kryesuar nga Tom Doshi, i cili është ngritur në këmbë duke iu drejtuar foltores së Kuvendit.

Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e Gardës, të pranishëm në sallën e parlamentit, të cilët janë përpjekur të shmangin konfrontimin mes folësit dhe deputetit Doshi.

“Këtë ultimatum dy-javor shfrytëzojeni mirë për të lexuar Kodin Elektoral, nenin 178 të tij, sesa të rrini 19 ditë në mes të rrugës”, mësohet të jetë shprehur Strazimiri, duke treguar në njëfarë mënyre se Kuvendi i ka hyrë rrugës së tij normale, kjo jo vetëm nga prania e opozitës në sallë, por edhe debateve, e pse jo, edhe sherreve mes deputetëve të dy fushave të politikës.

n.e/NOA

Foto të tjera, te Galeria

KOMENTE