English

Amnesty International: Të respektohet Gjykata Ndërkombëtare Penale

Uashington, 27 Maj, NOA – Në raportin vjetor “Gjendja e të drejtave të njeriut në Botë”, grupi “Amnesty International” u ka drejtuar një thirrje Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për procese lidhur me gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Nga ana tjetër, ky organizëm i ka bërë ftesë Indisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë, për ta pranuar këtë gjykatë si të tillë. “Qeveritë e fuqishme, përkundër retorikës së tyre, shpesh flasin për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe luftimin e mosdënimit, por kur vjen momenti vendimtar, atëherë ato zbatojnë standarde të dyfishta”, thuhet në këtë raport lidhur me një fakt të tillë.

Prandaj është shtruar domosdoshmëria që mangësitë globale të drejtësisë, të shkojnë drejt riparimit të tyre, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

n.e/NOA

KOMENTE