Lajmet e datës 27 Maj 2010
- Formula 1, Massa premton fitoren Itali, 28 Maj NOA - Ky fillim sezoni i Formula 1 për pilotin brazilian të Ferrarit, Felipe Massa duhet thënë se nuk nisi në mënyrën më të mirë.
- Macja mbijeton pas 30 minutave brenda në lavatriçe Sydney, Australi, 28 Maj NOA - Një mace persiane katërmuajshe, e llojit Kimba, që ju shihni dhe në foto, ka arritur t’i shpëtojë një cikli larjeje prej 30 minutash në brendësi të një lavatriçeje.
- Titujt E Lajmeve Kryesore Të Transmetuara Ditën E Sotme Nga Atsh LAJME NGA VENDI Kosovë - Kuvendi kërkon të ndalohen aktivitetet jashtë sistemit politik dhe kushtetues Beqiri: 36 hidrocentrale janë në fazën përfundimtare të ndërtimit Kosovë - Arrestime në lidhje me një rast të madh të krimit të organizuar Prifti fton biznesin francez te investoje ne
- Clinton: Shba Në Mospërputhje Të Thellë Me Brazilin Dhe Turqinë Për Iranin UASHINGTON, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton deklaroi sot se SHBA-ja dhe Brazili kanë ''mosmarrëveshje të thella" lidhur me mënyrën e trajtimit të çështjes bërthamore iraniane, edhe pse marrëdhëniet dypalëshe janë të mira në fusha të tjera.
- Axhenda Për Ditën E Premte, 28 Maj Kryeministri Sali Berisha do te zhvilloje nje vizitë në rrethin e Beratit. Aktivitetet do të fillojnë në ora 11.00 me përurimin e rikonstruksionit të plotë të qendrës së komunës së Otllakut.
- Shba - Hiqet Alarmi Për Cunami I Dhënë Pas Tërmetit Në Paqësorin Jugor LOS ANXHELOS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara hoqën alarmin për cunami të dhënë pak më parë për rajonin e Paqësorit Jugor që përfshin veçanërisht ishujt Salomon, Vanuatu dhe arkipelagun francez të Kaledonisë së Re, pas një tërmeti me fuqi 7,2 ballë në afërsi të Vanuatu.
- Sarkozy I Deklaron Netanyahut Mundësinë Për Sanksione Të Forta Kundër Iranit PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy i deklaroi sot kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu shpresën për miratim të shpejtë nga Këshilli i Sigurimit në OKB të një rezolute për ''sanksione më të forta të mundshme'' ndaj Iranit.
- Shba - Clinton: Vazhdojmë Të Jemi Të Fuqishëm Por Duhet Ta Ushtrojmë Atë Në Një Mënyrë Tjetër UASHINGTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë humbur fuqinë, por duhet ta ushtrojnë atë në një mënyrë të re, ndërkohë që qeveria paraqiti strategjinë e re të sigurisë kombëtare.
- Benitez, tani dhe më pranë Interit Angli, 27 Maj NOA - Pasi Hose Murinjo është larguar përfundimisht nga klubi i Interit tashmë drejtuesit e zikaltërve janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.
- Kosovë - Kuvendi Kërkon Që Të Ndalohen Në Territorin E Vendit Aktivitetet Jashtë Sistemit Politik Dhe Kushtetues /ATSH-B.Jashari/ - Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke demonstruar rolin kushtetues dhe vendosmërinë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, integritetit dhe sovranitetit të vendit, në mbledhjen e zhvilluar sot, kërkoi nga Qeveria e Kosovës që "në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë, të ndalojë
- Universiteti I Shkodrës Dhe Ai I Casertas Në Itali Nënshkruajnë Një Marrëveshje Bashkëpunimi SHKODËR, 27 Maj/ATSH-G. Marku/.- Universiteti "Luigj Gurakuqi" i Shkodres dhe ai i Casertas në Itali konkretizoi sot, bashkëpunimin mes tyre me firmosjen e një marrëveshje që synon të nxisë aktivitetet e shkëmbimit reciprok të profesorëve, kërkuesve, studentëve dhe stafit tjetër në nivelin universitar
- Ocde - Izraeli, Sllovenia Dhe Estonia Zyrtarisht Anëtarë PARIS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Izraeli, Sllovenia dhe Estonia hynë zyrtarisht sot në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, OCDE, gjatë një ceremonie në Paris në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, njoftoi AFP-ja.
- Aksident i rëndë në Vorë, përplasen 6 makina Vorë, 27 maj, NOA - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë. Nga informacionet paraprake mësohet se gjashtë automjete janë përshirë në aksident duke shkaktuar një numër të madh të plagosurish.
- Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore Politikat kombëtare të përkujdesjes shoqërore kanë në filozofinë e tyre ndërtimin e një rrjeti shërbimesh për të plotësuar nevojat dhe minimizuar ndikimin e pasojave negative të dukurive sociale mbi kategoritë që kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e saj
- Urgjent - Alarm Për Cunami Në Paqësorin Jugor Nga Një Tërmet 7.4 Ballë LOS ANXHELES, 27 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja dha sot një alarm për një cunami të mundshëm në rajonin jugor të Oqeanit Paqësor, ku përfshihen ishujt Solomon, ishujt Vanuatu dhe Kaledonia e Re, pasi një tërmet i fuqishëm me një mangidutë 7.
- Urgjent - Një Tërmet Me Magnitudë 7.4 Ballë Godet Paqësorin Jugor LOS ANXHELES, 27 maj /ATSH-AFP/ - Një tërmet me mangitudë 7.4 ballë goditi pak më parë një rajon jugor në Oeqanin Paqësor, në afërsi të ishujve Vanuatu, njoftoi institusi gjeofizik i SHBA-së.
- Murinjo: Pas pushimeve do të punoj në Spanjë Spanjë, 27 Maj NOA - Tashmë mund të themi se çdo gjë ka përfunduar dhe tekniku i ardhshëm i Realit të Madridit do të jetë pikërisht Hose Murinjo.
- Beqiri: 36 Hidrocentrale Janë Në Fazën Përfundimtare Të Ndërtimit TIRANE, 27 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se 36 hidrocentralet e dhëna me koncesion janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të tyre dhe pritet që energjinë e prodhuar t'ia shesin KESH-it.
- Malësi E Madhe, Policia Bllokon Një Automjet Me Cigare Kontrabandë SHKODËR, 27 Maj/ATSH-G. Marku/- Forcat e policisë kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe, në kufi me Malin e Zi, bllokuan sot një sasi cigaresh kontrabandë dhe arrestuan pronarin e tyre.
- Shqipëria, superfuqi energjetike, do të ndërtohen 264 hidrocentrale Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Në Shqipëri do të investohen 244 miliard lekë për ndërtimin e 264 hidrocentraleve. Ministria e Energjetikës ka bërë një pasqyrë të projekteve dhe investimeve që do të kryhen në sektorin energjitik në vend, me qëllim kthimin e Shqiperisë në një vend me
- Pellegrini: Kërkoja të qëndronte Sneijder dhe jo Kaka Spanjë, 27 Maj NOA - “Nuk e njoh Florentino Perez”, - këto ishin fjalët me të cilat nisi deklaratën e tij ish tekniku i Realit të Madridit Manuel Pellegrini, në drejtim të Florentino Perez, në lidhje me një raport i cili nuk nisi asnjëherë dhe nuk përfundoi në mënyrën më të mirë midis tyre.
- Kosovë - Arrestime Në Lidhje Me Një Rast Të Madh Të Krimit Të Organizuar PRISHTINË, 27 Maj/ATSH/.-Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, bashkë me njësitë e specializuara, nën drejtimin e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), kanë arrestuar sot dy persona, pas një hetimi të gjerë të krimit të organizuar, njoftoi pak më parë
- Policia, marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë kundër Korrupsionit Prishtinë, 27 Maj 2010 NOA - Drejtori i Policisë së Kosovës(PK), Behar Selimi dhe Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të rritjes së efikasitetit në luftë kundër formave të ndryshme të korrupsionit.
- Kakavije: Protesta E Fermerëve Greke Bllokon Lëvizjen E Automjeteve Në Pikën Kufitare Të Kakavijes KAKAVIJE, 27 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Dogana greke e Kakavijes bllokoi sot në orën 16.00 pa paralajmërim lëvizjen e automjeteve në të dyja anët e kufirit për shkak të protestës së fermerëve grekë, në vendin e quajtur "Hani", 2 km në thellësi të territorit grek.
- Shba - Shtresa E Naftës: Fluksi I Naftës Vlerësohet Në Rreth Tre Milionë Litra Në Ditë NJU ORLINS, 27 maj /ATSH-AFP/ - Nafta rrodhi me një ritëm prej dy deri tre milionë litra në ditë që prej shfaqjes së shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës, ose tre deri katër herë më tepër nga sa është vlerësuar deri tani, pranoi sot një panel ekspertësh të mandatuar nga administrata amerikane.
- Sport-Superliga/ Kastrioti Siguron Superligën Mes Tensionit Dhe Dhunës TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Një gol i sulmuesit Oriand Abazaj në minutën e tretë, i ka siguruar skuadrës së Kastriotit qëndrimin në Superligë edhe për një sezon.
- Prifti Fton Biznesin Francez Te Investoje Ne Shqiperi I -Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, mori pjesë në konferencën "Shqipëria: Në rrugën drejt integrimit të BE", që u zhvillua në Paris- TIRANE, 27 Maj /ATSH-E.
- Bretkosat shkaktojnë aksidente zinxhir në rrugën Egnatia Greqi, 27 Maj NOA - Janë aksidente zinxhir ato që po ndodhin në superstradën afër Selanikut, në rrugën Egnatia dhe kjo si rrjedhojë e një pushtimi të vërtetë të bretkosave në këtë vend.
- Peru - Mbi 12 Viktima Dhe 30 Të Zhdukur Nga Mbytja E Një Anijeje Në Amazonë LIMA, 27 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën dymbëdhjetë trupa viktimash janë rikuperuar sot dhe rreth 30 trupa të tjerë besohet të jenë ende të bllokuar në brendësi të një anijeje, e cila u mbyt në lumin Amazonë në veri të Perusë një ditë më parë, njoftuan sot burime sigurie.
- Reportazh/ Ankth I Shituar Ne Zapod OD KUKËS, 27 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Zapodi, është një fshat në rrethin e Kukësit, i cili ndodhet në kufi me Kosovën, vetëm 400 metra larg kufirit.
- Burrë e grua gjenden të groposur nën plehra Çikago, SHBA, 27 Maj NOA - Autoritetet në Çikago arritën të shpëtonin një çift të moshuar, të cilët ishin varrosur të gjallë në një shtëpi të mbushur plot me plehra.
- Presidenti I Ukrainës Pritet Me Manifestime Në Lviv LVIV, 27 maj /ATSH-AFP/ - Qindra opozitarë të presidentit të ri ukrainas Viktor Janukoviç e pritën sot kryetarin e shtetit në Lviv, bastion i opozitës në perëndim të vendit, në vizitën e tij të parë në këtë qytet që prej zgjedhjes.
- Çështja e emrit, Maqedonia rrezikon të hiqet nga axhenda e BE-së Bruksel, 27 Maj, NOA - Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë, Zoran Taler tha se ky vend rrezikohet të hiqet nga rendi i ditës në Bashkim Evropian, për shkak të moszgjidhjes së emrit kushtetues.
- Meta Përshëndet Propozimin E Ke-Së Për Liberalizimin E Vizave TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, përshëndeti sot propozimin e Komisionit Europian për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës drejt vendeve të Bashkimit Europian.
- Sport-Futboll/ Kombëtarja Shqiptare Rinis Nesër Grumbullimin Në Durrës TIRANË, 27 Maj/ATSH-Gjergji Mima/ - Futbollistët e Kombetares Shqiptare të futbollit do të grumbullohen të premten në ambientet e hotel "Durrahu", në plazhin e Durrësit, ku futbollistët do të nisin përgatitjet për ndeshjen miqësore me Andorrën, që do të zhvillohet më 2 qershor.
- Kosovë -Marrëveshje Me Fmn-Në Për Një Financim Me Vlerë 110 Milionë Euro PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kosova arriti sot një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një financim në vlerë prej rreth 110 milionë euro.
- Merkel: Irani Të Reflektojë Mbi Pranimin E Ofertës Bërthamore Ndërkombëtare DOHA, 27 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri sot thirrje nga Doha Irant që të "reflektojë seriozisht'' lidhur me ofertën e komunitetit ndërkombëtar, mbi shkëmbimin e lëndëve bërthamore.
- Punimet Në Sheshin "Skënderbej" Devijojnë Trafikun E Tiranës TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Trafiku i rënduar është rikthyer sërish sot në rrugët e kryeqytetit. Shkak për këtë janë bërë punimet që po kryhen në sheshin "Skënderbej".
- Njoftim nga Policia Njoftohen të gjitha mediat se nesër (28 05 2010) në ora 11:30 në sallën e konferencave të PK-së (Stacioni Policor Qendra në Prishtinë) do të mbahet një konferencë për media.
- Një letër për Barroson Lejomëni t’ju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke filluar nga vetë parlamenti
- Fëmija 2-vjeçar pinte cigare në Youtube, arrestohen prindërit Xhakarta, 27 Maj, NOA - Autoritetet indoneziane kanë hapur një hetim mbi prindërit e një fëmije dy-vjeçar, i cili figuronte në një video të postuar në YouTube, ndërsa pinte për qejf një cigare.
- Elbasan: Arrestohen Dy Shtetas, Prodhonin Mallra Ushqimore Të Jashtligjshme ELBASAN, 27 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Dy persona janë arrestuar të enjten, të dyshuar për prodhim të paligjshëm të mallrave ushqimorë dhe industrialë, bën të ditur policia lokale.
- Jeta e vërtetë, bëhet vetëm në Vjenë (Lista e plotë) Vjenë, 27 Maj 2010 NOA – Të jetosh por jo të ekzistosh. Kjo është motoja që ndjek në formë ankthi shumë njerëz dhe disa syresh duket se e kanë gjetur ilaçin: Jetojnë në Vjenë.
- Njoftim nga Kryeministria Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë nesër, 28 maj 2010, një vizitë në qytetin e Beratit ku do të marrë pjesë në: - përurimin e qendrës së Otllakut, asfaltim, gjelbërim, ndriçim;
- Ndotja e ajrit në Tiranë, Taulant Bino: Për faj të trafikut të rrugëve Tiranë, 27 Maj, NOA /Blerina Ahmetaj - Ministria e Mjedisit pranon shifrat e raportuara një ditë më parë nga OBSH mbi ndotjen e ajrit në Tiranë.
- Ëndrra e realizuar e shqiptarëve Kjo përbën një ëndërr të realizuar të shqiptarëve, por një ëndërr që nga rilindësit e tyre e gjer në ditët e sotme. Kjo përbën një premtim të mbajtur nga kjo qeveri, e cila ishte zotuar se do të merrte çdo masë, do të bënte çdo reformë, do të miratonte çdo ligj e vendim, në mënyrë që ky vendim
- Vdes tenori që do hapte kampionatin “Afrika e Jugut 2010”, e zgjodhi vetë Mandela Port Elizabeth, 27 Maj, NOA – Ndërsa në të gjithë botën kanë nisur të shfaqen ethet e para të organizimit të kampionatit botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”, një lajm i keq ka mbërritur prej stafit organizator të këtij evenimenti të madh futbollistik.
- Zëdhënësja e Caterine Ashton: Vizat, disa gjera ende duhen përmbushur Bruksel, 27 Maj, NOA – Një zyrtare e lartë evropiane thotë për BBC-në se propozimi i Komisionit Evropian që Shqipërisë dhe Bosnjës t'i ofrohet regjim pa viza në vendet e Shengenit është gurë-themeli i politikës së BE-së në Ballkanin Perëndimor.
- Gjiri I Meksikës - Shba - Shkarkohet Nga Detyra Drejtoresha E Agjencisë Për Mineralet NJU JORK, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Është shkarkuar nga detyra përgjegjësja e "Minerals Management Service" (Dikasteri i administratës amerikane për menaxhimin e mineraleve) "MMS", Elizabeth Birnbaum, drejtoresha e agjencisë që pikërisht jep lejet për shpimet e naftës.
- Belgjikë - Sekuestrohen 400 Kilogramë Kokainë Në Portin E Anversës BRUKSEL, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Rreth 400 kilogramë kokainë, me prejardhje nga Peruja, janë sekuestruar në portin belg të Anversës. Kokaina ishte fshehur në 13 çanta sportive.
- Bullgari - Cia Mbështet Luftën Kundër Kriminalitetit Dhe Korrupsionit SOFJE, 27 maj /ATSH-AFP/ - Drejtori i CIA-s, Leon Panetta u shpreh sot se agjencia amerikane e zbulimit do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Sofjes në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, njoftoi qeveria bullgare.
- Korrupsioni Pasiv,Arrestohet Inspektori I Kontrollit Të Automjeteve E TIRANË, 27 Maj /ATSH/ - Korrupsioni pasiv për shkak të detyrës ka vënë në prangat e policisë së kryeqytetit inspektorin e Shërbimit të Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeteve, shtetasin Gramoz Guci, nga Tirana.
- Tentoi të vriste me automatik në mes të Korçës, kapet i kërkuari Korçë, 27 Maj, NOA – I shpallur në kërkim prej më shumë se një muaj, prej forcave të policisë, autori i cili tentoi të vriste një bashkëmoshatarin e tij me automatik në mes të Korçës, ka mundur të arrestohet sot në flagrancë prej tyre.
- Kosovë -Kuvendi I Komunës Së Mitrovicës Nesër Seancë Të Jashtëzakonshme Për Veriun PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme, "ku do të shqyrtohet gjendja e krijuar në veri pas paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 maj nga shteti fqinj Serbia, në këtë pjesë të Kosovës", njoftoi zyra e shtypit e komunës
- Sport-Boks/ Nuri Seferi Rikthehet Në 29 Maj Ndaj Gjeorgjianit Siproshvili TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Boksieri shqiptar Nuri Seferi do të rikthehet në ring më 29 maj për të zhvilluar një tjetër ndeshje të rëndësishme për karrierën e tij, ku do të ketë përballë gjeorgjianin Sandro Siproshvili, në një duel me 8 raunde.
- Kakavijë, pala greke bllokon 4 orë lëvizjen e automjeteve, pa lajmëruar në kohë Kakavijë, 27 Maj, NOA – Që prej orës 16.00 të pasdites së sotme dhe deri tani, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, është bllokuar lëvizja e lirë e automjeteve të cilat qarkullojnë në të dyja anët e kufirit nëpërmjet kësaj pike.
- Vizat/Kryetari I Ps-Së, Edi Rama, Letër Presidentit Të Ke-Së, Barroso TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i kërkoi sot nëpërmjet një letre Presidentit të Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, që lëvizja e lirë e qytetarëve përmes liberalizimit të vizave të mos ndikohet nga kriza aktuale që po kalon Shqipëria.
- Leart dhe Orik Shyti: “Hakmarrja...”, furi e re shpifjesh dhe përgjigjesh të detyruara Tiranë, 27 Maj 2010 NOA – Pjesa e Pestë – “Arritëm të gjenim një strehë të përbashkët dhe ndiqnim zhvillimet. Berisha fliste në televizor, Merua, Fahriu dhe “RD” botonin shpifjet e tij se artikujt tanë i kishte shkruar Edi Rama dhe garantonin lexuesit dhe shikuesit se ia njihnin stilin.
- Turqi - Nuk Ka Shenja Të Pranisë Së Presidentit Të Përmbysur Kirgiz ANKARA, 27 maj /ATSH-AFP/ - Turqia nuk ka të dhëna as gjurmë të një pranie në territorin e saj të presidentit të përmbysur kirgiz Kurmanbek Bakijev, siç u shpreh sot një anëtar i qeverisë së përkohshme kirgize, njoftoi AFP-në zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.
- Xhamajkë - Mbi 44 Viktima Civile Nga Përleshjet E Bandave Të Drogës Me Forcat E Rendit KINGSTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Numri i civilëve të vrarë në Xhamajkë nga dhuna e shkaktuar nga një urdhërarrest kundër një ''kumbari'' të trafikut të drogës, është ''shumë më i lartë'' se 44 të vdekurit e konfirmuar aktualisht, deklaroi sot një zyrtar i qeverisë.
- Urgjent - Gjiri I Meksikës - Ndalon Rrjedhja E Naftës Në Pusin E Dëmtuar NJU JORK, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Në sajë të operacionit "Top Kill" që po zhvillohet në Gjirin e Meksikës për të izoluar pusin e naftës të kompanisë British Petroleum, rrjedhja e naftës bruto në det për momentin ka ndaluar, deklaroi pak më parë Admirali Thad Allen, përgjegjësi për operacionet e izolimit
- Shërbimet sociale, Ministri i Punës Ksera kritikon bashkitë e mëdha Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Blerina Ahmetaj - Ministri i Punës Spiro Ksera ka fajësuar sot pushtetin vendor se nuk po zbaton ligjin e decentralizimit, për të marrë përgjegjësitë e tij, në administrimin dhe monitorimin e institucioneve të transferuara të përkujdesjes sociale.
- Rusia Kërkon Shpjegime Lidhur Me Raketat Patriot Në Poloni MOSKË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Rusia kërkon shpjegime "të matura" lidhur me dislokimin në Poloni të raketave amerikane tokë-ajër të tipit Patriot, pranë enklavës ruse Kaliningrad, u shpreh sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
- Kosova Mbështet Të Drejtat Politike Dhe Kombëtare Të Shqiptarëve Në Luginën E Preshevës PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Thaçi theksoi të enjte, gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, "mbështetjen e qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të drejtave të tyre politike dhe kombëtare në vendbanimet e tyre në
- Tpi-Shtypi: Mlladiç Është Profesor Në Një Republikë Ish-Sovjetike - Ish-gjenerali, sipas gazetës serbe "Kurir", është docent armësh bërthamore - BEOGRAD, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Ratko Mlladiç, ish-komandanti i ushtrisë së serbo-boshnjakëve i cili kërkohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale e Hagës (TPI), "është gjallë dhe aktualisht po
- Meta: Vendimi për vizat, vlerësim i një pune të shkëlqyer të autoriteteve shqiptare Tiranë, 27 Maj 2010 NOA Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, përshëndet miratimin nga Komisioni Evropian të propozimit legjislativ lidhur me udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
- Soft News - Një 60-Vjeçare Kineze Lind... Binjake! PEKIN, 27 maj /ATSH-AFP/ - Një pensioniste 60-vjeçare kineze lindi binjake pas fekondimit artificial duke u bërë kështu gruaja më e moshuar në Kinë që lind fëmijë, njoftoi sot e përditshmja ''China Daily''.
- Shba-Ja Teston Një Raketë Me Shpejtësi Gjashtë Herë Më Të Madhe Sesa Ajo E Zërit UASHINGTON, 26 maj /ATSH-AFP/ - Forcat ajrore amerikane njoftuan se kishin testuar dje në në Paqësor një raketë me dalje në det "hipersonike" me një shpejtësi gjashtë herë më të madhe, rreth 7 000 kilometra në orë.
- Njoftim për qytetarët nga Bashkia e Tiranës Njoftim mbi qarkullimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve në qendër të kryeqytetit Në vijim te zbatimit te fazes se dyte te punimeve per rikonstruksionin e “Sheshit Skenderbej”, Bashkia e Tiranes filloi funksionimin e devijimit te fluksit te trafikut te rruges se “Durresit”, drejtimi
- Shba-Ja Heq Dorë Nga Lufta Kundër Terrorizmit, Al-Kaida Armiku Kryesor UASHINGTON, 27 maj /ATSH-AFP/ - Strategjia e re e sigurisë kombëtare të presidentit Barack Obama e përcakton saktësisht Al-Kaidën si kundërshtarin kryesor të Shteteve të Bashkuara dhe nuk i referohet më "luftës kundër terrorizmit", njofton Shtëpia e Bardhë në një dokument të bërë publik sot.
- Fule:Propozimi I Ke-Së Për Vizat I Sjell Shqipërinë Dhe Bosnjën Më Pranë Be-Së TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule, vlerësoi sot se propozimi i KE-së për udhëtimin pa viza për Shqipërinë dhe Bosnjën-Hercegovinën është me rëndësi të madhe pasi i sjell këto vende më pranë Bashkimit Europian.
- Futboll-Merkato/ Klubet E Superligës Kërkojnë Përforcime Në Merkaton Verore TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Klubet e Superligës po kërkojnë të fuqizojnë organikën e ekipeve shqiptare të futbollit në merkaton verore. Një prej ekipeve që sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligë është edhe skuadra e Elbasnit, e cila po kërkon lojtarë të rinj që t'ia vërë në dispozicion
- Juventus në dyshim midis Agueros dhe Pazzinin Torino, 27 maj NOA - Tashmë skuadra e Juventusit me teknikun e saj të ri Delneri edhe pse ka bërë të qartë se objektivat e merkatos do të jenë lojtarët e krahut, sërish është në kërkim të një sulmuesi, i cili do të zëvendësojë Amaurin.
- Policia: Parandalimi I Aksidenteve Rrugore, Masa Administrative Për Kundravajtësit TIRANË, 27 Maj /ATSH /.- Policia e kryeqytetit i kërkon sërish të gjithë përdoruesve të rrugës qe të zbatojnë normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit, të përcaktuar në Kodin Rrugor.
- Heqja E Vizave-Berisha: Kolegji I Komisionerëve, Vendim Historik Për Shqipërinë - Kryeministri Berisha përshëndet vendimin e Kolegjit të Komisionerëve për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe siguron plotësimin e tre kritereve të kërkuara - TIRANË, 27 Maj/ATSH-Maela Marini/.
- Risia, më shumë komunikim dhe lidhje me rrjetet e Evropës UNIFI Communications në bashkëpunim me Interoute njofton fillimin e projektit të linjës nënujore Itali - Shqipëri Tiranë, 27 Maj 2010 NOA - UNIFI Communications dhe Interoute Communications, operatori i rrjetit me fibrër më të përparuar në Evropë, njoftuan nënshkrimin e marrëveshjes për
- Akord midis Romës dhe Adrianos Itali, 27 Maj NOA - Tashmë mund të themi se ardhja e lojtarit brazilian, Adriano në ekipin e Romës po bëhet gjithnjë e më e sigurt. Sipas medieve italiane tashmë midis lojtarit në fjalë dhe klubit kryeqytetas është arritur një akord verbal, i cili është nisma e një marrëveshje pothuajse
- Duhanpirja-Sensibilizim Për Dëmet E Shkaktuara Sidomos Tek Fëmijët TIRANË, 27 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ .- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut, sidomos të të rinjve, për rrezikun e duhanpirjes, aktive dhe pasive, është ndër synimet e fushatës së ndërmarrë nga Instituti i Shëndetit Publik, e shtrirë në mjaft qytete të vendit.
- Elbasan: Ambasadori Withers Në Ceremoninë E Betmit Te Vullnetarëve Të Korpusit Të Paqes ELBASAN, 27 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Rreth 50 vullnetarë të Korpusit të Paqes, që do të nisin nesër punën pranë instutucioneve të ndryshme në mbarë vendin, u betuan të enjten në Elbasan, në një ceremoni ku mori pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Withers.
- Në Rritje Numri I Fëmijëve Me Probleme Sociale Në Familje TIRANË, 27 Maj/ATSH/ - Me rënien e numrit të fëmijëve të braktisur që në lindje, gjatë pesë viteve të fundit, vërehet shtimi i numrit të fëmijëve, të cilët vijnë nga familje me probleme social- ekonomike, deklaroi sot ministri i Punes, Spiro Ksera, në Komisionin Parlamentar te Punës.
- Prokuroria Çon Ne Gjyq Dy Persona Te Akuzuar Per Trafik Droge TIRANË, 27 Maj/ATSH/ - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjyq dy persona që akuzohen për trafik droge. Burime zyrtare pranë kësaj prokurorie konfirmuan sot për ATSH-në se kanë përfunduar hetimet në ngarkim të shtetasve Klevis Baxho dhe Ardian Dibrani, të akuzuar për "Trafik të lëndëve
- Ps: Historik Propozimi I Ke-Së Për Liberalizimin E Vizave Me Shqipërinë TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Partia Socialiste e konsideroi sot 'historik', propozimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë, ndërsa i bëri thirrje maxhorancës që në këto momente të lejojë transparencën kushtetuese të zgjedhjeve të 28 qershorit.
- Ksera: Pushteti vendor nuk e ka kuptuar rëndësinë e shërbimeve sociale Tiranë, 27 maj, NOA – Krijimi i qendrave sociale për njerëzit në nevojë nuk është kuptuar siç duhet nga drejtuesit e pushtetit vendor. Ky është shqetësimi që ka ngritur sot në seancën dëgjimore me deputetët e Komisionit Parlamentar të Punës, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera
- Demiri: Po Presim Momentin E Duhur Për Emetimin E Eurobondit TIRANE, 27 Maj/ATSH-A.Gjonaj/ .- Tregjet financiare po monitorohen çdo ditë për të gjetur momentin e duhur për emetimin e eurobondit të qeverisë shqiptare.
- Vizat/Malstrom:Pas Rekomandimit Të Ke-Së, Në Verë Grup Monitorimi TIRANË, 27 Maj/ATSH/.-Komisionerja për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian, Cecilia Malstrom deklaroi sot gjatë një konference për shtyp në Bruksel, se pas rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për heqjen e vizave, në verë do të vijnë në Tiranë ekspertët e KE-së për të monitoruar plotësimin
- Muzikë - Oslo - Çmenduria E Eurovizionit Pushton Qytetin E Qetë Norvegjez OSLO, 27 maj /ATSH-AFP/ - Qyteti i qetë i Oslos po bëhet gati të jehojë të shtunën nën ritmet e Eurovizionit, konsideruar si një përplasje e së kaluarës dhe ekstravagancës që do të ndiqet nga rreth 120 milionë telespektatorë dhe që është në fakt një nga ngjarjet më të ndjekura të planetit.
- Rama letër Barrosos: Heqja e vizave nuk duhet të varet nga mungesa e transparencës Tirane, 27 maj, NOA – “Lejomëni t'Ju lutem zoti President që lëvizja e lirë e shqiptarëve të mos varet a lidhet në asnjë mënyrë me çfarëdo problemi që Shqipëria sot ka për shkak të mungesës së transparencës dhe të kushtetutshmërisë në një sërë aspektesh të administrimit të punëve të vendit, duke
- Kosove - Ldd Kerkon Ne Kuvend Qendrim Konkret Operativ Qe Zgjedhjet E Serbise Ne Veri Te Mos Mbahen N PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kuvendi i Kosovës u deklarua për kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) për vendosjen në rend të ditës për seancën e sotme plenare si çështje urgjente për shqyrtim cënimin e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës
- Ekon - Kriza Vullkanike Shkaktoi Pesë Miliardë Dollarë Dëme PARIS, 27 maj /ATSH-MIA/ - Mbyllja e hapësirës ajrore në Evropë për shkak të reve vullkanike me origjinë nga Islanda i shkaktoi ekonomisë botërore një dëm prej pesë miliardë dollarësh, theksohet në raportin më të ri të kompanisë "Airbus".
- Presidenti i Rumanisë, Basesku: Nuk e njohim Kosovën Shkup, 27 maj, NOA - Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës.
- Lohan: Ke Sot Ka Leshuar Rekomandimin Për Udhetimin Pa Viza Te Shqiptareve TIRANE, 27 Maj/ ATSH, A.Gegvataj/ - Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan publikoi sot rekomandimin për liberalizimi e vizave për Shqipërinë pas propozimit te KE, për levizjen pa viza në bazë të standarteve dhe kërkesave transparente dhe të qarta brënda periudhës kohore të përcaktuar
- Reportazh: Ne Llakatund Rikthehet Tradita E Prodhimit Të Perimeve VLORË, 27 maj /ATSH-H.Koçi/ - Fusha e Llakatundit, rreth 1900 hektarë, 15 km në verilindje të Vlorës, një nga më të mëdhatë, dikur një nga prodhuesit kryesorë në vend me fruta perime, ullinj e produkte blegtorale, pas një periudhe shumëvjeçare problematike, gjërat kanë ndryshuar plotësisht.
- Flash 2/Berisha: Rekomandimet E Kolegjit Te Komisionereve Po Trajtohen Me Seriozitet IT TE KOMISIONIT EUROPIAN PO TRAJTOHEN ME SERIOZITET NGA QEVERIA./ a.gjonaj//n.m/
- Kuvend, diskutohet për parqet arkeologjike dhe trashëgiminë kulturore Tiranë, 27 maj, NOA – Përmirësimi i kuadrit ligjor për parqet arkeologjik dhe marrja e masave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kanë qenë dy nga çështjet e diskutuara sot në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës
- Flash 1/ Vendimi I Brukselit Per Liberalizimin E Vizave Historik Per Vendin SHTYP SE, VENDIMI I BRUKSELIT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE ESHTE HISTORIK PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET. "LIBERALIZIMI I VIZAVE PERBEN ARRITJE MADHORE HISTORIKE PER QYTETARET SHQIPTARE", THA BERISHA.
- Reportazh/ Gjirokastër, Ndërtimet Pa Leje Janë Pakësuar Ndjeshëm GJIROKASTËR, 27 Maj /ATSH-Telnis Skuqi/ - Ndërtimet pa leje në qytetin e gurtë nuk u ndalën për 16 vjet, por Dejvid Mezini, drejtor i ALUIZNI për qarkun e Gjirokastrës, thotë se vitet e fundit ato ka pasur një rënie drastike.
- PS-PD, kompromis për ligjet e NATO-s Tiranë, 27 maj, NOA – Subjektet kryesore politike ende nuk kanë arritur të zgjidhin krizën politike që ka të bëjë me zgjedhjet, por kjo nuk i ka penguar të gjejnë konsensus për ligjet e komisionet parlamentare.
- Durrës: Biblioteka 65-Vjeçare, Amortizimi Rrezikon Lexuesit DURRËS, 27 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Një studente nga Durrësi u rrezikua mbrëmjen e kaluar teksa lexonte në fondet e hapura të bibliotekës publike të qytetit bredetar, kur një copë suva e shkëputur nga tavani i godinës së amortizuar goditi në këmbë lexuesen 21-vjeçare.
- Rusi - Të Paktën Shtatë Të Vdekur Nga Një Atentat I Dyshuar Terrorist MOSKË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën shtatë persona humbën jetën në një atentat me bombë në Stavropol, në Kaukazin rus, sipas bilancit të fundit nga forcat e shpëtimit.
- Studimet Në Itali- Çelen Aplikimet E Pranimit Për Vitin E Ri Akademik TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Studentët që synojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane, mund të tërheqin pranë sportelit të ambasadës një dosje të veçantë për pararegjistrimin, që përmban formularët e nevojshëm dhe udhëzimet përkatëse të plotësimit, si dhe kalendarin për paraqitjen e kërkesave.
- Ruli: Konkurueshmeria Faktor I Rendesishem Per Zhvillimin E Bujqesise -USAID, prezanton "Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë Ushqimore"- TIRANE, 27 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, deklaroi se "konkurueshmëria është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë dhe
- Reportazh/Elbasan: Shkollat Bashkëkohore Me Internet Në Zonën E Shpatit T ELBASAN, 27 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Mësuesi pensionist Kristaq Panxi ndërsa shikon shkollat e zonës së Shpatit në rrethin e Elbasanit të pajisura me laboratorë informatikë, kujton kohën kur mrekullia e shkencës për shpatarakët, ku ai ishte mësues ishte radioja me vajguri.
- Kapen vjedhësit e kabllove elektrikë te Liqeni Artificial Tiranë, 27 Maj, NOA – Kabllot elektrikë të shtyllave që ndriçojnë Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial në kryeqytet janë potencial për përfitim të ardhurash.
- Greqi - Në Administratën E Ministrisë Së Financave Ka 70 Milionerë Të Paligjshëm ATHINË, 27 maj /ATSH-MIA/ - Ministria greke e Financave ka zbuluar 70 milionerë të paligjshëm në administratën e saj, njoftoi sot media greke. Sipas të dhënave të ministrisë, 70 nëpunës kanë paraqitur të ardhura tatimore mesatare prej 50 000 eurosh në vit, ndërsa gjatë kontrollit më të detajuar
- Vizat/Malstrom Konfirmon Hyrjen Në Fuqi Të Rekomandimit Të Kolegjit Të Komisionerëve TIRANË, 27 Maj/ATSH-Mira Shkurta/.- Sot në mesditë hyri në fuqi rekomandimi i Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë e Bosnje Hercegovinën, i miratuar dje në Bruksel.
- Tadiç: Askush s'ka të drejtë të na ndalojë hyrjen në Kosovë Beograd, 27 maj, NOA – Autoritet serke kanë reaguar në lidhje me lejimin e zyrtarëve të Beogradit për të vizituar Kosovën. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha sot se askush nuk ka të drejtë t’ua ndalojë qytetarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë, pavarësisht profesionit që kanë.
- Korrupsioni në kontrollin e automjeteve, një punonjës në pranga Tiranë, 27 Maj, NOA – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike është një nga veprat penale më të shpeshta që bien në rrjetën e specialistëve të seksionit të korrupsionit.
- Mladiç jep mësim në një akademi në Rusi Moskë, 27 maj, NOA - I akuzuari për krime lufte, Ratko Mladiç është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Madje, ai punon si ligjërues në një akademi ruse, në një nga ish- republikat sovjetike, bëri të ditur Ratko Vuçetiç për gazetën serbe “Kurir”.
- Brazil - Erdogan Në Një Vizitë Të Paprecedent Në Vendin Latinoamerikan SAO PAULO (Brazil), 26 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan përshëndeti sot marrëdhëniet e ngushta mes vendit të tij dhe Brazilit ashtu siç u tregua dhe në bashkëpunimin e tyre për çështjen bërthamore iraniane, gjatë një vizite të paprecedent në vendin më të madh të Amerikës Latine
- Rrëfimi i të miturës - Si më përdhunuan tre vetë nga fshati im Tiranë, 27 Maj, NOA, Update – Mes absurditetit dhe dhunës është gjendur një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç, e cila ka parë tmerrin me sy, kur tre persona e përdhunuan njëri-pas tjetrit, mbrëmjen e të mërkurës, në fshatin Marikaj, pranë kryeqytetit.
- Spanja miraton paketën e shpëtimit ekonomik Madrid, 27 maj, NOA - Ligjvënësit spanjollë kanë miratuar një paketë financiare në vlerë prej 15 miliardë eurosh, që do të ndihmojë vendin të përballojë defiçitin buxhetor.
- Lezhë: Babë E Bir Marrin Peng Nipin, Arrestohen Të Tre LEZHË, 27 Maj/ATSH-G. Marku/ - Policia arrestoi dje në orët e vona tre persona nga Laçi, Kurbin, të përfshirë në një pengmarrje, mes të cilëve edhe vetë personin e marrë peng, bën të ditur Policia Lokale.
- Soft News - Ku Jetohet Më Mirë? Në Vjenë! NJU JORK, 27 maj /ATSH-MIA/ - Vjena është qyteti me standardin më të lartë të mirëqenies në botë, ndërkohë që Bagdadi është i fundit, ndërsa Nju Jorku dhe Parisi janë në pozita mesatare, tregoi raporti vjetor i firmës private konsultative "Merser".
- Bushati: Transparencë për zgjedhjet, që të mos rrezikohen vizat Tiranë, 27 maj, NOA – Në kushtet e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave nuk është përmendur situata politike në vend. Megjithatë, Partia Socialiste pas vlerësimit të vendimit të KE-së, i kujton mazhorancës se transparenca e zgjedhjeve është një proces që mund të ndikojë në liberalizimin
- Seul - Marina Koreanojugore Zhvillon Manovra Antinëndetëse SEUL, 27 maj /ATSH-AFP/ - Marina koreanojugore zhvilloi sot manovra antinëndetëse mes tensionit me Korenë e Veriut, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve ''Yonhap''.
- Vlorë: Rritet Zbulueshmëria E Krimeve, Pakësohet Numri I Vjedhjeve VLORË, 27 maj /ATSH-H.Koçi/ - Numri i vjedhjeve në qytetin e Vlorës ka shënuar një rënie të ndjeshme, ndërsa është rritur deri në 80 për qind koeficienti i zbulueshmërisë së ngjarjeve të kësaj natyre.
- Përdhunuan të miturën, arrestohen tre persona Tiranë, 27 Maj, NOA – Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit arrestuan në flagrancë, mbrëmjen e të mërkurës, shtetasit Albi Ferik Mara, 21 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 8 klasë; Eni Gurali Subashi, 20 vjeç, banues në Marikaj, me arsim 11 klasë dhe Endri Sami Dunga
- Maqedoni - Basescu Në Vizitë Zyrtare SHKUP, 27 maj /ATSH-MIA/ - Presidenti rumun, Traian Basescu zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku pritet të takohet me homologun e tij, Gjorgje Ivanov dhe me kryeministrin Nikola Gruevski.
- Drafti për kompromisin PD-PS, Lohan: Nuk kam asnjë koment Tiranë, 27 maj, NOA – Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmuth Lohan, nuk pranoi të komentoi sot negociatat mes palëve dhe gjetjen e një zgjidhej sa më të shpejtë për situatën politike.
- Axhenda Ndërkombëtare 27 Maj 2010 ------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS (SHBA)/UASHINGTON - Grupi i naftës BP po përpiqet të çimentojë puset e naftës për të shmangur ndotjen e mëtejshme si pasojë e shpërthimit të një platforme nafte në Gjirin e Meksikës
- Withers nga Elbasani: Bashkëpunimi politik qetëson situatën politike Elbasan, 27 Maj, NOA – "Politika shqiptare të gjejë rrugën e bashkëpunimit, pasi kjo rrugë sjell qetësi në vend"... Kjo ishte deklarata mbi situatën politike në vend, që bëri paraditen e të Enjtes, nga Elbasani, ambasadori i Shteteve të Bashkuara, John Withers, ndërsa merrte pjesë në ceremoninë
- Pasqyra E Shtypit Të Kosovës PRISHTINË, 27 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Lajm" Aleatët lobojnë për njohje të reja të Kosovës, para vendimit të GJND-së në korrik - Ofensivë lobuese - Franca po lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet afrikane
- Greqi - Një Ish-Ministër Socialist Pranon Marrjen E Një Ryshfeti Nga "Siemens''-I i ATHINË, 27 maj /ATSH-MIA/ - Anastasios Mantelis, ish-ministri socialist grek i Komunikacionit pranoi dje para një komisioni paralamentar se ka marrë të paktën 200 000 marka gjermane nga kompania "Siemens", në vitin 1998.
- Sport-Basketboll/ Flamurtari Kampion I Shqipërisë Në Basketboll Për Femra TIRANË, 27 Maj /ATSH- Gjergji Mima/. - Flamurtari fitoi mbrëmë në pallatin e sportit "Asllan Rusi" 77-74 me Apoloninë në finalen e katërt të "play-ofit", duke u shpallur kampion i Shqipërisë për femra për të 6-in sezon radhazi.
- Durres: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Detare DURRES, 27 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit edhe sot do të mbizotëroje moti i kthjellët, ndërsa kushtet e mira detare do të mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
- Petersen: Flamuri i Kosovës, së shpejti do të ngrihet në OKB Prishtinë, 27 Maj, NOA – Soren Jessen Petersen, ish-përfaqësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, deklaroi se së shpejti flamuri i Kosovës do të ngrihet bashkë me flamujt e 192 shteteve të tjera anëtare të OKB-së.
- Tirane - 1 Liter Nafte U Shit Me 142 Leke, Ndersa 1 Liter Benzine Me 149 Leke TIRANË, 27 Maj /ATSH/.- Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit sot mesatarisht 142 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 149 lekë.
- Tirane - 1 Usd U Ble Me 108,80 Leke, Ndersa 1 Euro Me 136,70 Leke TIRANË, 27 Maj /ATSH/.- Në Agjencitë e Këmbimit Valutor të Tiranës sot një dollar u ble mesatarisht me 108.80 lekë dhe u shit me 109.30 lekë, ndërsa një euro u ble me 136.
- Mbërritjet Në "Tirana International Airport" TIRANE, 27 Maj/ATSH/- ATSH çdo ditë do të bëjë të njohur linjat e fluturimeve të dhëna nga "Tirana International Airport", (TIA), të cilët mbërrijnë çdo ditë në Tiranë nga vendet e ndryshme.
- Nisjet Nga "Tirana International Airport" TIRANE, 27 Maj/ATSH/ - ATSH çdo ditë do të bëjë të njohur linjat e fluturimeve të dhëna nga "Tirana International Airport", (TIA), të cilët nisen nga Tirana drejt vendeve të ndryshme.
- Sllovakia Miraton Ligjin Për Shtetësinë E Dyfishtë Si Kundërpërgjigje Ndaj Hungarisë BRATISLAVË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Deputetët sllovakë miratuan dje një ligj për dyshtetësinë duke privuar hungarezët etnikë nga kombësia sllovake nëse vendoset të miratohet nga Hungaria siç e autorizon një ligj i miratuar në Budapest.
- Tronditja e euros, Rehn: Do ketë masa kursimi të forta Bruksel, 27 Maj, NOA – Në të gjithë Evropën do të ketë masa kursimi dhe reforma të forta strukturore, të nxitura nga rënia e monedhës euro në tregjet ndërkombëtare.
- Vlore: Mot I Kthjellet, Favorizohet Lundrimi I Peshkarexhave VLORË, 27 maj/ATSH-H.Koçi/.- Situata e përmirësuar atmosferike, që ka përfshirë gjirin detar të Vlorës prej dy ditësh, do të mbizotërojë edhe sot. Moti do të jetë i kthjellët dhe vlerat e temperaturave do të jenë të stabilizuara krahasuar me një ditë më parë.
- Analistët: Gruevski, si Millosheviçi Shkup, 27 Maj, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski për çdo ditë po identifikohet tek shqiptarët si një “Millosheviç i ri apo i vogël”. Identifikimi dhe krahasimi i Gruevskit me ish-presidentin mizor serb, Sllobodan Millosheviç po bëhet duke nisur nga Fazli Veliu, kreu i SHVL-së së UÇK-së dhe deputet
- USAID lançon programin për mbështetjen e eksporteve bujqësore Tiranë, 27 Maj, NOA – USAID, i njohur në Shqipëri si program i ndihmës amerikane, prezanton “Programin e Zhvillimit të Lidershipit dhe Ekzekutivit në Industrinë Ushqimore”, iniciativë kjo që synon të nxisë investimet në tregtinë bujqësore.
- Shba - Sondazh - Opinioni Publik Humbet Durimin Me Obamën Për Ndotjen E Ambientit Në Brigjet E Luizianës NJU JORK, 27 maj /ATSH-ANSA/ - Opinioni publik amerikan po humbet durimin me presidentin Barack Obama për çështjen e ndotjes së ambientit në brigjet e Luizianës dhe të shteteve të tjera të Gjirit të Meksikës pas shpërthimit në platformës së naftës ''Deepwater Horizon''.
- Shtetet e Bashkuara shpallin strategjinë për siguri kombëtare Uashington, 27 Maj, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një strategji të re e cila parashikon rregulla të reja për sigurinë e tyre kombëtare, që pritet të publikohet ditën e sotme.
- Koreja E Veriut I Jep Fund Një Marrëveshjeje Ushtarakë Me Korenë E Jugut SEUL, 27 maj /ATSH-AFP/ - Ushtria koreanoveriore njoftoi sot se do t'i jepte fund një marrëveshjeje që parashikonte parandalimin e çdo konfrontimi ushtarak me Korenë e Jugut, në kuadër të krizës në gadishull, njoftoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA.
- Pasqyra E Shtypit Shqiptar TIRANË, 27 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të enjten: Gazeta "Panorama": LEGALIZIMET, LISTA ME 4500 FAMILJET QË DO TË MARRIN TAPITË- Qeveria miraton kalimin e pronësisë për 3789 parcela ndërtimore ku janë ndërtuar ndërtesa pa
- Sot në mbrëmje, Çmimet Kult 2010 Tiranë, 27 Maj, NOA /Milena Selimi - 44 kandidatë për 11 çmime të mëdha dhe dy çmime të tjerë specialë, do të garojnë sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, në mbrëmjen e edicionit të 6-të të Akademisë "Kult".
- Prodhonin në shtëpi fshehurazi sallam dhe pije alkoolike, arrestohen dy persona Elbasan, 27 Maj, NOA - Kishin instaluar prej dy vitesh në shtëpi një linjë prodhimi sallamerie të pashoqëruar me asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa prodhonin në të edhe mijëra litra pije alkoolike, gjithashtu pa leje, të cilat më pas i shisnin në mënyrë ilegale.
- Pengmarrja në Laç, policia kap në mesnatë babë e bir që morën peng nipin Laç, 27 Maj, NOA – Duket se ka marrë fund odiseja e pengmarrjes së ndodhur dje në qytetin e Laçit, ku babë e bir morën peng nipin për shkak të disa parave borxh, të cilat duket se janë bërë objekt konflikti dhe gjaknxehtësie mes tyre.
- I dehuri, ndjek tre persona me armë dhe qëllon në ajër Durrës, 27 Maj, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Panajot Domi, lindur ne Kukës dhe banues në fshatin Rinia të qytetit bregdetar, pasi duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në rrugë me tre persona, duke qëlluar në ajër me armë zjarri.
- Amnesty International: Të respektohet Gjykata Ndërkombëtare Penale Uashington, 27 Maj, NOA – Në raportin vjetor “Gjendja e të drejtave të njeriut në Botë”, grupi “Amnesty International” u ka drejtuar një thirrje Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare Penale, për procese lidhur me gjenocid, krime kundër njerëzimit
- Nexhat Daci: Kosova, më keq se në kohën e protektoratit dhe komunizmit Prishtinë, 27 Maj, NOA - Lidhja Demokratike e Dardanisë, e Nexhat Dacit ka kërkuar debat urgjent në parlamentin e Kosovës, për atë që ajo e cilëson shkelje të sovranitetit të vendit.
- Titujt E Lajmeve Kryesore Te Transmetuara Diten E Djeshme Nga Atsh SH LAJME NGA VENDI BERISHA: NË TAKIMIN E STRASBURGUT NUK KA PASUR ASNJË LLOJ ULTIMATUMI NDAJ QEVERISË GJERMANIA MBËSHTET SHQIPËRINË PËR ARRITJEN E STANDARDEVE EUROPIANE NË SHËNDETËSI PROKURIMI ELEKTRONIK, DËSHMI E VULLNETIT TË QEVERISË PËR PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË BIZNESIT SHQIPËRIA DHE KOSOVA
- Goran Bogdanoviç: Serbia mund ta ndalë bashkëpunimin me EULEX Beograd, 27 Maj, NOA - Serbia mund ta ndalë bashkëpunimin me misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX. Ky është rreziku më i ri i paralajmëruar nga autoritetet serbe pasi zyrtarët e BE-së nuk kanë nxjerrë urdhrin për moslejimin e vizitave të paplanifikuara nga ana e zyrtarëve serbë
- Hipopotami dhe kanguri, tani në menytë e restoranteve Pekin, 27 Maj NOA - Kushdo që mund të ketë qenë në Pekin për të parë kafshët e kopshtit zoologjik të tij në të cilin ndodhen hipopotam, krokodilë dhe akrepa mund ti shijojë ato dhe në restorantet e këtij vendi.

