Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 27 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 27 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS (SHBA)/UASHINGTON - Grupi i naftës BP po përpiqet të çimentojë puset e naftës për të shmangur ndotjen e mëtejshme si pasojë e shpërthimit të një platforme nafte në Gjirin e Meksikës. UASHINGTON - Presidenti amerikan, Barack Obama zhvillon një konferencë shtypi pasi u njoh me një raport mbi të ardhmen e shpimeve për naftë në det. TË TJERA -------------- KINGSTON - Vazhdon dhuna në Xhamaika shkaktuar nga vendimi i autoriteteve për arrestimin e Christopher "Dudus" Coke, kreu i një rrjeti të trafikut të drogës. MADRID/BERLIN/LONDËR/FRANKFURT- Ndjekje e krizës financiare në Evropë dhe evoluimi i tregjeve financiare. MADRID - Deputetët votojnë projektligjin e qeverisë socialiste që parashikon masa shtrënguese shtesë me një shumë prej 15 miliardë euro për 2010 dhe 2011 për rimëkëmbjen e financave publike. BERLIN - Ministri i Finacave, Wolfgang Schauble pret homologun amerikan, Timothy Geithner. UASHINGTON - Vlerësimi i dytë i rritjes ekonomike amerikane për tremujorin e parë. SEUL - Marina koreanojugore zhvilloi sot një manovër ushtarale anti-nëndetëse mes tensioneve me Korenë e Veriut. PARIS - Vizitë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, me rastin e pranimit të vendit të tij në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE). UASHINGTON - Administrata Obama paraqet strategjinë e re në kuadër të sigurisë kombëtare./ /ec/ a.jor.
KOMENTE