Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqiri: 36 Hidrocentrale Janë Në Fazën Përfundimtare Të Ndërtimit
English

Beqiri: 36 Hidrocentrale Janë Në Fazën Përfundimtare Të Ndërtimit

TIRANE, 27 Maj /ATSH-E.Xhajanka/- Zv/ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Leonard Beqiri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se 36 hidrocentralet e dhëna me koncesion janë në fazën përfundimtare të ndërtimit të tyre dhe pritet që energjinë e prodhuar t'ia shesin KESH-it. Sipas tij, janë nënshkruar gjithsej 98 kontrata koncesioni, prej të cilave 96 të formës "BOT" (ndertim -shfrytezim-transferim) dhe 2 kontrata të formës "ROT" (rehabilitim-shfrytëzim-transferim). Referuar kontratave të nënshkruara, Beqiri nënvizoi se parashikohet të ndërtohen 264 hidrocentrale, me një vlerë investimi prej 244.8 milardë lekësh. Duke u ndalur në projektet më të rëndësishëm të këtij sektori me investitorë të huaj strategjikë, Beqiri përmendi ndërtimin e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit dhe Ashtës, në rrjedhën e poshtme të lumit Drin. Ai vuri në dukje për mediat se vazhdon një interesim në rritje nga investitorët privatë, vendas dhe të huaj, për të marrë pjesë në ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve, pasi ligji siguron procedura të qarta, transparente dhe garanton zbatimin e suksesshëm të tyre, përmes detyrimeve të palëve, të parashikuara në termat e përgjithshme të kontratës koncesionare./s.s./
KOMENTE