English

Meta: Vendimi për vizat, vlerësim i një pune të shkëlqyer të autoriteteve shqiptare

Tiranë, 27 Maj 2010 NOA Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, përshëndet miratimin nga Komisioni Evropian të propozimit legjislativ lidhur me udhëtimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Ky vendim është vlerësimi i një pune të shkëlqyer të autoriteteve shqiptare në drejtim të plotësimit të detyrimeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, - deklaroi para pak çastesh zyra e shtypit të MPJ duke cituar z.Meta.

Zv/kryeministri ka siguruar se “Shqipëria do të vijojë të përmbushë tre kërkesat e mbetura dhe të garantojë zbatimin e rezultateve të arritura në përmbushjen e Udhërrëfyesit”.

Kurse ka konsideruar se “vendimi i sotëm i Komisionit është një hap pozitiv i cili do t’i hapë rrugë vendim-marrjes nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian për bërjen realitet të udhëtimit pa viza të qytetarëve tanë drejt hapësirës Schengen sa më shpejt të jetë e mundur”.

r.n/NOA

KOMENTE