Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mladiç jep mësim në një akademi në Rusi
English

Mladiç jep mësim në një akademi në Rusi

Moskë, 27 maj, NOA - I akuzuari për krime lufte, Ratko Mladiç është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Madje, ai punon si ligjërues në një akademi ruse, në një nga ish- republikat sovjetike, bëri të ditur Ratko Vuçetiç për gazetën serbe “Kurir”.

Sipas tij, në pesë vitet e fundi, Mlladiç ka dhënë leksione në një lëndë që ka të bëjnë me armët nukleare. Sipas gazetës për këtë kanë qenë në dijeni të gjitha shtetet, mirëpo nuk kanë të veprojnë pasi gjatë gjithë kohës ka qenë i siguruar nga disa agjentë francez.

Nga ana tjetër, autoritetet serbe i kanë quajtur si të pa baza këto pohime. Sipas kryetarit serb për krime lufte, Vlladimir Vukiçevid, bëhet fjalë për teori fantastiko-shkencore.

“Kjo nuk është e vërtet. Patjetër më duhet të them se e dëgjoj për herë të parë”, thotë Vukiçeviç.

Edhe drejtori i Zyrës për bashkëpunim me Hagën, Dushan Ignjatoviç thotë se ky rrëfim është jo real dhe nuk komenton më tepër. Në Serbi ditëve të fundit jepen shumë versione për ish-kriminelin serbe.

Familja dhe bashkëpunëtorët e tij thonë se ka vdekur, ndërsa një pjesë e madhe e opinion nuk i beson kësaj gënjeshtre.

Një ish-oficer i lartë i Ushtrisë së Republika Srpska, i cili deshi të mbetej anonim, citohet të ketë thënë se, “është i shqetësuar me faktin që komandanti i tij vërtet mund të ketë vdekur”.

“Është e mundur që Ratko ka vdekur. Pas gjithë asaj që i ka ndodhur dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, kjo nuk do t’më befasonte. Vërtet ishte njeri i fuqishëm, por pasojat e sëmundjes dhe të tragjedisë familjare mund ta kenë mposhtur”, ishte komenti i tij.

NOA/INA

KOMENTE