Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Rritje Numri I Fëmijëve Me Probleme Sociale Në Familje
English

Në Rritje Numri I Fëmijëve Me Probleme Sociale Në Familje

TIRANË, 27 Maj/ATSH/ - Me rënien e numrit të fëmijëve të braktisur që në lindje, gjatë pesë viteve të fundit, vërehet shtimi i numrit të fëmijëve, të cilët vijnë nga familje me probleme social- ekonomike, deklaroi sot ministri i Punes, Spiro Ksera, në Komisionin Parlamentar te Punës. Duke sqaruar politikat e Ministrisë për të ardhmen e qendrave sociale publike rezidenciale, Ksera tha se në pesë vitet e fundit ka një renie të numrit të fëmijëve të braktisur që në lindje, "krahasimisht rreth 400 fëmijë të institucionalizuar në vitin 2004 në raport me 244 fëmijë të institucionalizuar në vitin 2009, pra 45% më pak". Por, sipas tij, në këto vite vërehet se është shtuar numri i fëmijëve, të cilët kanë familje me probleme social- ekonomike, të cilët përbëjnë rreth 30% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që marrin shërbime në institucione të përkujdesit shoqëror. Kategoria e fëmijëve që vijnë nga këto familje janë fëmijë viktima të dhunës, keqtrajtimit e trafikimit apo fëmijë të rrugës. Në institucionet e përkujdesit ata marrin shërbime në përputhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre. Mbi bazën e këtyre principeve, misioni i institucioneve të përkujdesit synon parandalimin e braktisjes së fëmijeve, ruajtjen e stabilitetit të familjes, rikthimin e fëmijëve në familjet biologjike, përmiresimin e shërbimeve të përkujdesit social, etj. Duke iu referuar rezultateve të reformave në sistemin e institucione të përkujdesit, Ksera tha se qëllimi i politikave të shërbimeve shoqërore të adresuara në mbrojtjen e grupeve në nevojë është krijimi i një sistemi adeguat te shërbimeve sociale, me standarte bashkohore. Politikat dhe legjislacioni shqiptar në fushën e mbrojtjes sociale të grupeve në nevojë, reflektojnë parimet e Kushtetutës së Republikës Shqiptare, Konventës për të Drejtat e Njeriut, Konventës për të drejtat e Fëmijëve, Kartes Sociale Evropiane, Kartes Evropiane e Autonomisë Lokale. Një nga arritjet e Qeverisë, sipas ministrit, është edhe zbatimi i standardeve të përkujdesit shoqëror për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit. "Edhe organizatat e shoqërisë civile janë tashmë partnerë të strukturave publike dhe ato po kontribuojnë si ofrues të shërbimeve shoqërore", vlerësoi Ksera, sipas të cilit, OJF përbëjnë grupin më të madh të ofruesve jopublikë. Aktualisht, janë liçensuar 118 ofrues të shërbimeve shoqërore për fëmijët jetime dhe me probleme sociale, të moshuarit, për grate dhe vajzat në nevojë dhe viktima të trafikimit, fëmijët e rrugës, etj. Rreth 60% të ofruesve të shërbimeve shoqërore mbështesin tipologji të reja të shërbimeve komunitare për fëmijë./e.gj//a.ke/
KOMENTE