Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria Çon Ne Gjyq Dy Persona Te Akuzuar Per Trafik Droge
English

Prokuroria Çon Ne Gjyq Dy Persona Te Akuzuar Per Trafik Droge

TIRANË, 27 Maj/ATSH/ - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjyq dy persona që akuzohen për trafik droge. Burime zyrtare pranë kësaj prokurorie konfirmuan sot për ATSH-në se kanë përfunduar hetimet në ngarkim të shtetasve Klevis Baxho dhe Ardian Dibrani, të akuzuar për "Trafik të lëndëve narkotike", e kryer në bashkëpunim. Ndërkohë që çështja penale ndaj tyre i është përcjellë për shqyrtim gjyqësor Gjykatës së Krimeve të Rënda. Këta persona, qe jane të arrestuar, dyshohen se janë përfshirë në një episod të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi. Konkretisht, ata dyshohen se janë përgjegjës për një sasi prej afro 4 kilogram droge e llojit heroinë, e sekuestruar në dhjetor të vitit të kaluar në Elbasan. Sipas prokurorisë, sasia e drogës së bllokuar mendohet se kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia dhe kishte destinacion trafikimin e saj në Greqi. Kjo çështje pritet të merret së shpejti në shqyrtim nga Gjykata. /a.m//a.ke/
KOMENTE