Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëfimi i të miturës - Si më përdhunuan tre vetë nga fshati im
English

Rrëfimi i të miturës - Si më përdhunuan tre vetë nga fshati im

Tiranë, 27 Maj, NOA, Update – Mes absurditetit dhe dhunës është gjendur një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeç, e cila ka parë tmerrin me sy, kur tre persona e përdhunuan njëri-pas tjetrit, mbrëmjen e të mërkurës, në fshatin Marikaj, pranë kryeqytetit.

Ngjarjen e bëri të ditur zyra e policisë së qarkut të Tiranës, e cila njoftoi se specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit arrestuan në flagrancë, mbrëmjen e të mërkurës, shtetasit Albi Ferik Mara, 21 vjeç, me arsim 8 klasë; Eni Gurali Subashi, 20 vjeç, me arsim 11 klasë dhe Endri Sami Dunga, 19 vjeç, me arsim 8 klasë, që të tre banues në fshatin Marikaj.

Burime nga Policia e Qarkut të Tiranës, thanë për agjencinë NOA, se e mitura, emri i të cilës nuk publikohet për arsye të mbrojtjes së saj, tashmë në një gjendje shoku ka denoncuar në polici tre të arrestuarit e lartpërmendur, të cilët e përdhunuan njëri-pas tjetrit duke i shkaktuar asaj një traumë psikologjike. Denoncimin e saj e mbështeti edhe mjeku ligjor që vizitoi 15 vjeçaren.

Ngjarja bëhet edhe më e dhimbshme kur mendohet se tre të rinjtë e njihnin më parë të miturën, si fqinjen e tyre.

Pas dyshimit për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, në bashkëpunim të ngritur nga specialistët e policisë u krye edhe arrestimi i tre shtetasve të mërkurën, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në fshatin Marikaj.

Materialet në ngarkim të tre të arrestuarëve do t’i referohen tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

mit/NOA
KOMENTE