English

Seul - Marina Koreanojugore Zhvillon Manovra Antinëndetëse

SEUL, 27 maj /ATSH-AFP/ - Marina koreanojugore zhvilloi sot manovra antinëndetëse mes tensionit me Korenë e Veriut, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve ''Yonhap''. Ky demonstrim i forcës, e para nga pala e Koresë së Jugut që prej mbytjes së anijes ''Cheonan'' në fund të muajit mars, për të cilën Koreja e Veriut është shpallur fajtore, përfshiu 10 anije, një destrojer dhe tre anije patrulluese, sipas zyrtarëve ushtarakë cituar nga agjencia e lajmeve. Ministria e Mbrojtjes refuzoi të japë detaje mbi këtë operacion./ /ec/ a.jor.
KOMENTE