English

Sllovakia Miraton Ligjin Për Shtetësinë E Dyfishtë Si Kundërpërgjigje Ndaj Hungarisë

BRATISLAVË, 27 maj /ATSH-AFP/ - Deputetët sllovakë miratuan dje një ligj për dyshtetësinë duke privuar hungarezët etnikë nga kombësia sllovake nëse vendoset të miratohet nga Hungaria siç e autorizon një ligj i miratuar në Budapest. Ligji i miratuar nga 90 deputetë, nga 114 të pranishëm në Parlament i privon kryesisht hungarezët etnikë të mbajnë shtetësinë hungareze dhe nga e drejta për të zënë poste në administratën sllovake. Ligji u miratua në përgjigje të ligjit të votuar në Budapest që u mundëson rreth 3,5 milionë hungarezëve etnikë të jetojnë në vendet fqinje, kryesisht në Rumani dhe Sllovaki. Në Sllovaki, ku minoriteti hungarez përbën 10 për qind nga 5,4 milionë banorë, ligji është konsideruar nga politikanë të shumtë si një kërcënim ndryshe nga vende të tjera si Rumania dhe Serbia. "Nuk mund ta imagjinoj që deputetët sllovakë të bëjnë betimin në një shtet tjetër'', deklaroi para votimit kryeministri, Robert Fico. "Është e rrezikshme të japësh t'i japësh dyshtetësi një minoriteti që jeton në një territor kompakt përgjatë kufirit'', deklaroi Anna Belousovova, zëvendëspresidente e Partisë Kombëtare Sllovake SNS./ /ec/ a.jor.
KOMENTE