Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditja e euros, Rehn: Do ketë masa kursimi të forta
English

Tronditja e euros, Rehn: Do ketë masa kursimi të forta

Bruksel, 27 Maj, NOA – Në të gjithë Evropën do të ketë masa kursimi dhe reforma të forta strukturore, të nxitura nga rënia e monedhës euro në tregjet ndërkombëtare.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik të Brukselit, komisionari i Ekonomisë në Bashkimin Evropian, Olli Rehn.

Sipas tij, pas paketës 3-vjeçare të shpëtimit për Greqinë e cila kap shumën prej 120 miliardë eurosh, si dhe çadrës shpëtuese prej 750 miliardësh për euron, Evropa duhet ta shtrëngojë rripin sa më fort që të jetë e mundur.

"Në tregjet financiare situata është shumë e paqetë, sepse nuk dihet nëse ka edhe shumë vende të tjera të Evropës që kanë defiçite shumë të larta buxhetore. Tregjet financiare kanë nevojë për një perspektivë afatgjatë dhe këtë ne nuk e kemi gjetur", - deklaron nga ana tjetër, presidenti i Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Dennis Snoëer.

Ndërkaq, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat janë në të njëjtën kohë edhe anëtare të Eurozonës, janë duke u përgatitur për ndërmarrjen e paketave të posaçme të kursimit lidhur me shpëtimin e vendeve të tyre nga prekja e mundshme prej krizës së shkaktuar në tregjet financiare evropiane për shkak të tronditjes së monedhës euro.

n.e/NOA

KOMENTE