Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Universiteti I Shkodrës Dhe Ai I Casertas Në Itali Nënshkruajnë Një Marrëveshje Bashkëpunimi
English

Universiteti I Shkodrës Dhe Ai I Casertas Në Itali Nënshkruajnë Një Marrëveshje Bashkëpunimi

SHKODËR, 27 Maj/ATSH-G. Marku/.- Universiteti "Luigj Gurakuqi" i Shkodres dhe ai i Casertas në Itali konkretizoi sot, bashkëpunimin mes tyre me firmosjen e një marrëveshje që synon të nxisë aktivitetet e shkëmbimit reciprok të profesorëve, kërkuesve, studentëve dhe stafit tjetër në nivelin universitar dhe pas universitar. Në ceremoninë e organizuar në sallën e senatit të Universitetit "Luigj Gurakuqi", rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Artan Haxhai tha se "programi i bashkëpunimit përfshin organizimin e shkollave verore, seminareve dhe formave të tjera të shkëmbimit të njohurive". "Marrëveshja e nënshkruar mes dy universiteteve parashikon edhe shkëmbimin e literaturës, teksteve dhe publikimeve universitare, si dhe bashkëpunimin në fushën e reformës universitare sipas Deklaratës së Bolonjës, Deklaratës së Lisbonës, etj", tha Haxhai për ATSH-në. Ndërsa, rektori i Universitetit Caserta në Itali, Pietro Michele Farina përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshje mjaft të vlefshme për dy universitetet. Ai vlerësoi gjithashtu resurset turistike të qytetit të Shkodrës. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Belma Çela, administratore e Grand Hotel Europa, të cilës dy ditë më parë Universiteti i Casertes i akordoi titullin "Honoris Causa". "Ne bëjme pjesën e tretë në këtë marrëveshje por që gjithmonë jemi bashkëpunues, sepse teoria dhe praktika janë të lidhura bashkë. Së shpejti kompania jonë do të jetë pjesë e kontributit të saj me një universitet privat që do t'i shërbejë rajonit të Shkodrës e më gjërë", tha administratorja Çela. /m.m/
KOMENTE