Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Internacionalja Socialiste Kërkon Hetimin E Plotë Të Zgjedhjeve Të 28 Qershorit
English

Internacionalja Socialiste Kërkon Hetimin E Plotë Të Zgjedhjeve Të 28 Qershorit

TIRANË, 29 Maj/ ATSH-M.Shkurta/. - Komiteti i Internacionales Socialiste të Evropës Juglindore, në një rezolutë të miratuar sot, pas takimit të zhvilluar në Hotel "Sheraton", në Tiranë, kërkoi hetimin e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala, duke bërë publike rezolutën e miratuar në mbledhjen e këtij komiteti, theksoi se ngërçi politik po pengon integrimin drejt BE për qytetarët shqiptarë. "Pozicioni i shprehur nga Internacionalja Socialiste është për një transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 Qershorit", tha z. Ajala, duke shtuar se "Komiteti kërkon ngritjen e një komisioni hetimor, që ka të bëjë me materialet zgjedhore dhe kutitë e votimit". Duke iu referuar rezolutës, Ajala vlerësoi përpjekjet e opozitës për të ofruar rrugën e zgjidhjes së krizës, përfshirë kthimin e saj në parlament, duke theksuar se "Shqipëria ka nevojë për institucione të forta politike, me qëllim që të jetë në pozicionin e duhur për t´iu përgjigjur krizës ekonomike". Ndërkohë, rezoluta e Komitetit të Internacionales Socialiste të Evropës Juglindore njeh "angazhimin e faktorit ndërkombëtar, përfshirë Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj krize, duke nxitur një kompromis e duke theksuar përgjegjësitë e sejcilës prej palëve në këtë angazhim"./s.s./
KOMENTE