English

Turqi - Tre Të Vdekur Nga Një Sulm I Rebelëve Kurdë Në Juglindje Të Vendit

DIJARBAKIR, 29 maj /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë turq dhe një paraushtarak mbetën të vdekur sot gjatë një sulmi dhe një përballjeje me armë me një grup rebelësh kurdë, në juglindje të vendit, deklaruan sot burime ushtarake. Bilanci fillestar ishte vetëm dy të vdekur dhe tre të plagosur, por u rrit kur një ushtar humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të rënda, disa orë pas përballjeve, njoftoi ushtria në faqen e saj të internetit./ /i.p/
KOMENTE