Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 30 Maj/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme Gazeta "Shqip" INTERNACIONALJA SOCIALISTE: TË HAPEN KUTITË Internacionalja Socialiste, grupimi që përfshin partitë e qendrës së majtë në të gjithë botën, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që t'i hapë rrugë hetimit të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, duke hapur kutitë e materialeve zgjedhore si dhe kutitë e fletëve të votimit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: -Pronat, hetim në tre fshatra të Farkës -LSI: Kuvendi të vendosë për djegjen ose jo të kutive Gazeta "Koha Jone" RAMA: JEMI GATI PËR NJË KOMPROMIS TË ARSYESHËM Ndryshe nga deklaratat ultimative, dje kreu i PS zbuti tonet kur u shpreh se opozita është gati për një kompromis të arsyeshëm, që i hap rrugën transparencës dhe garanton mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. Titujt të tjerë të kësaj gazete: -Turdiu: Vizat, tre pikat teknike zgjidhen brenda qershorit -Bumçi: Edi Rama lëshoi ultimatume të tipit Bin Laden Gazeta "Panorama" ISH-KREU I HIPOTEKËS, AFERË ME TOKËN E SHTETIT. HETOHET GAZMEND ZENELI Prokuroria e Tiranës/ Ish-kryeregjistruesi i Tiranës në 2005, akuzohet se ka vlerësuar me një çmim 40 % më të lirë se tregu, një truall shtetëror prej 6 mijë metra katror pranë "Qytetit të Nxënësve" në Tiranë. Titujt të tjerë të kësaj gazete: -Mbesa e Pal Melyshit: Si u arratisa nga Shqipëria -Gabimet me kasat fiskale: Ndërpriten shitjet Gazeta "Shqiptare" EUROVIZION VOTIM POLITIK, SERBIA NUK JEP ASNJË PIKË Një performancë e kenaqshme, ritëm energji dhe siguri. Pasha i shfaqi të gjitha në pothuajse tri minuta, gjatë kohës kur zëri i saj pushtoi stadiumin "Telenor Arena" të Oslos. E megjithëse shumë shqiptarë e ndiqnin aty, ajo nuk përshëndeti shqip. Titujt të tjerë të kësaj gazete: Plagoset Markeljani. 12-vjeçarit i presin fytin, i denoncuar 600 herë. Premtim Ramës. E majta Europiane: Do lobojmë për kutitë. a.gjonaj/
KOMENTE