Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Mot I Paqendrueshem, Kushte Te Mira Detare
English

Durres: Mot I Paqendrueshem, Kushte Te Mira Detare

DURRES, 2 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm, ndërsa kushtet detare do të lejojnë trafikun normal të mjeteve lundruese, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit detar. Sipas të njejtave burime, katër tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, tashmë janë ankoruar në kalata. Proçesi i ngarkimit dhe shkarkimit të anijeve me mallra dhe konteinerë do të vijojë normalisht falë kushteve të mira metereologjike në rajon. Motopeshkatoret kanë nisur gjuetinë megjithëse janë këshilluar të mos largohen shumë nga vendbazimi i portit detar të Durrësit, thanë burimet e kapitenerisë, duke saktësuar se era vazhdon të fryjë nga kuadranti i veriut. Që prej një jave, moti në rajonin detar të Durrësit ka qenë i paqëndrueshëm me vranësira dhe erë të freskët që ka shkaktuar uljen e temperaturave të ajrit. /a.ke/
KOMENTE