Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes: Biznesi I Ndertimit Ne Rritje
English

Kukes: Biznesi I Ndertimit Ne Rritje

KUKES, 4 qershor/ATSH-R.Hoxha/. - Sektori i ndërtimit vazhdon të jetë biznesi më fitimprurës në qarkun e Kukësit. Kjo është rrjedhojë jo vetëm e investimeve që kryhen nga buxheti i shtetit, por edhe e investimeve të biznesit privat. "Nga 184 biznese të mëdha, 64 operojnë në sektorin e ndërtimit", tha për ATSH-në drejtori rajonal i zyrës së tatim-taksave, Mirdash Hoxha. Sipas tij, "ky tregues do të ishte më i madh, nëse disa firma, si ato që ndërtojnë hidrocentrale të vegjël, apo firma që shfrytëzojnë pasuritë nëntokësore, nuk do të ishin të regjistruar në Tiranë. "Është kjo arsyeja që i kemi kërkuar drejtorisë së përgjithshme zgjidhjen e këtij problemi", thotë Hoxha. Tendenca në rritje e firmave të ndërtimit është rrjedhojë edhe e investimeve të biznesit privat nga vënia në funksionim e autostradës Morin - Kukës Durrës. Përgjatë kësaj autostrade kanë nisur punimet për ndërtimin e lokaleve të shërbimit, apo të karburanteve nga 6 biznesmenë. Po ashtu, po punohet për ndërtimin e 5 hidrocentraleve lokale në zonën e Grykës së Vanave, apo për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm të rrugëve rurale. "Janë këto investime të buxhetit të shtetit, të BB-së e të vetë biznesit privat, që kanë shtuar numrin e firmave të ndërtimit", thotë përgjegjësi i zyrës ekonomike në prefekturën e Kukësit, Shkëlqim Dulla. Ndërtimi në zonën verilindore gjithnjë e më tepër po kthehet në sektorin me fitimprurës jo vetëm për biznesin, por edhe për komunitetin. "Mbi 70 për qind e të punësuarve në sektorin privat janë të punësuar në sektorin e ndërtimit", thotë Dulla. Ndërkohë, së shpejti parashikohet që të punësuarit në këtë sektor të shtohen me zgjerimin e punimeve në urat e segmentit Kukës - Morin, ku sapo kanë nisur punimet për kthimin e tyre në 4-kalimëshe, nga 2-kalimëshe që janë aktualisht. /a.ke/
KOMENTE