Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Tentonte Të Fuste Mallra Kontrabandë, Ndalohet Autori
English

Sarandë: Tentonte Të Fuste Mallra Kontrabandë, Ndalohet Autori

SARANDË, 4 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një 19 vjeçar nga Durësi u ndalua sot në kufirin Shqipëri-Greqi, në vendin e quajtur "Përroi i Manetës" në Konispol, teksa tentonte të kalonte mallra kondrabandë. Burime zyrtare nga policia e Sarandës, bën të ditur për ATSH-në, se në momentin e arrestimit, shtetasit Sulejman Sulaj, iu bllokuan disa çanta, celularë, aparate fotografikë, kompjutera, lap top, bizhuteri dhe një sasi prej 1400 euro, 600 paund britanike, 2000 korona suedeze të dyshuara se janë vjedhur në shtetet e Bashkimit Europian. Nga hetimet paraprake, policia tha se, 19 vjeçari ka kaluar ilegalisht kufirin nga piramida 70/2 që ndan kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë./m.sh/.
KOMENTE