Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Në Fundjavën E Parë Të Qershoritt
English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Në Fundjavën E Parë Të Qershoritt

DURRËS, 5 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Moti i paqëndrueshëm me alternime vranësirash dhe me erë të lehtë do të mbizotërojë këtë fundjavë në rajonin detar të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tragetet e linjës Bari - Durrës kanë mbërritur rreth orës 08.00 të mëngjesit dhe trafiku i anijeve tregtare nuk do të paraqesë probleme me gjithë detin e trazuar me forcë 3-4 jashtë gjiut detar, shtuan burimet e mësipërme. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë pa probleme gjatë gjithë ditës, ndërsa motopeshkatoret që janë nisur për gjueti do të lundrojnë kryesisht pranë brigjeve në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri. Burimet bënë të ditur se megjithëse stina e pranverës është drejt fundit temperaturat e ajrit dhe era që fryn kryesisht nga veriu nuk kanë mundësuar banjat e diellit dhe të ujit për qindra pushues, të cilët mbërrijnë në plazhe që në ditët e para të muajit qershor./s.s./
KOMENTE