Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti Në Kuvend/Grupi I Pd-Së, Kallëzim Penal Për Deputetin Tom Doshi
English

Incidenti Në Kuvend/Grupi I Pd-Së, Kallëzim Penal Për Deputetin Tom Doshi

TIRANË, 7 Qershor/ATSH/.- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë nesër kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Tom Doshi, i cili akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës, deputetin demokrat Gent Strazimiri. Sipas një njoftimi për shtyp nga Kuvendi, grupi i PD-së akuzon deputetin e PS-së, Tom Doshi, pasi ky i fundit në seancën plenare të 24 majit kërcënoi me vdekje në sallën e parlamentit deputetin Strazimiri. Incidenti u provokua pa asnjë arsye, kur deputeti demokrat po diskutonte në foltoren e Kuvendit dhe prej tij nuk u shqiptuan fjalë fyese ndaj kolegëve të opozitës. Pamje të kësaj ngjarje të rëndë do t'i vihen në dispozicion organit të akuzës, duke iu bashkangjitur kallëzimit penal. Sipas nenit 238 te Kodit Penal të Shqipërisë, për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës parashikohet dënim edhe me heqje lirie. Ky nuk është rasti i vetëm, kur deputeti socialist Tom Doshi bëhet protagonist i ngjarjeve të dhunshme. Disa vjet më parë ai goditi barbarisht në një ambient publik të Tiranës një gazetar të shtypit shqiptar, në sy të shumë dëshmitarëve. Ngjarja bëri bujë, duke shkaktuar edhe reagimin e ashpër të shumë personaliteteve vendas dhe të huaj, por megjithatë autori nuk u ndëshkua, përfundon njoftimi zyrtar./a.s/s.s./
KOMENTE