Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvend/Ruçi: Maxhoranca Nuk Po I Përgjigjet Ofertes Se Opozitës Për Zgjidhjen E Krizës
English

Kuvend/Ruçi: Maxhoranca Nuk Po I Përgjigjet Ofertes Se Opozitës Për Zgjidhjen E Krizës

TIRANË, 10 qershor/ATSH/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha sot në Kuvend se, maxhoranca nuk po i përgjigjet ofertës së opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend. Duke diskutuar rreth programit të punës së Kuvendit, Ruçi tha se "në kushtet kur opozita ka ofruar një pakt për reformë tërësore në organet e drejtësisë, që të gjithë të zgjedhurit në organet e saj të zgjidhen me shumicë të cilësuar, sot në këtë kalendar, përfshihet përgjigja më e shëmtuar, që jo vetëm organet e drejtësisë do të zgjidhen me shumicë të thjeshtë pa marrë parasysh ofertën e opozitës, por do të hiqet dhe votimi i fshehtë për zgjedhjen e tyre". Duke u ndalur tek p/ligji "Për gjykatat administrative", që është përfshirë në axhenden trejavore të Kuvendit, Ruçi pranoi se "grupi socialist mendon se Gjykata administrative duhet absolutisht dhe ky është mesazhi që ne kemi për komunitetin e biznesit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që kontribuan për to". Por gjithashtu, ai shtoi se "as biznesi shqiptar dhe ndërkombëtarët nuk kanë nevojë për një ligj, apo gjykatë politike që në vend t'u japë drejtësi, t'u krijojë probleme e padrejtësi të tjera". Nisur nga ky argument, Ruçi kërkoi një mirëkuptim dhe zgjidhje të krizës politike. "Kërkohet një marrëveshje e gjerë, e plotë që ky institucion, të përmbushë misionin e tij jo me ngjyra partiake por për t'i dhënë vlera kushtetuese këtij vendi. Opozita nuk është garnitura e maxhorancës që çfarëdë që ju të nisni ta përfundoni", tha Ruçi sot në Kuvend./n.m/
KOMENTE