English

Durres: Mot I Paqendrueshem Dhe Det I Qete

DURRES, 12 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Në rajonin detar të Durrësit sot do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave, kushtet e mira detare do të mundësojnë lundrimin pa probleme të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve. Tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian tashmë janë ankoruar në kalatat përkatëse të portit, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy tragete të tjerë përkatësisht nga Ankona dhe Trieste. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë normalisht, saktësuan burimet e kapitenerisë, duke shtuar se që nga fillimi i javës gjuetia e motopeshkatoreve është favorizuar nga deti i qetë dhe era e lehtë. /a.ke/
KOMENTE