Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahani: Sanksionet E Be-Së Nuk Do Të Pengojnë Iranin Për Programin Bërthamor
English

Ahani: Sanksionet E Be-Së Nuk Do Të Pengojnë Iranin Për Programin Bërthamor

TEHERAN, 19 qershor /ATSH-AFP/ - Sanksionet kundër Iranit shtuar nga Bashkimi Evropian atyre të OKB-së nuk do të pengojnë Teheranin të vazhdojë programin bërthamor, konfirmoi zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, cituar sot nga agjencia zyrtare e lajmeve ''Irna''. "Vendimi i ri i Bashkimit Evropian për intensifikimin e sanksioneve kundër Iranit (...) është i dëmshëm ndërkohë që Teherani po përgatitet t'i përgjigjet një oferte për dialog nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian e Punëve të Jashtme, Catherine Ashton'', theksoi Ahani gjatë takimit me zyrtarët gjarman në Berlin, sipas ''Irna-s''. Sanksionet Evropiane nuk do të kenë asnjë efekt mbi vendosmërinë e qeverisë dhe popullit iranian për të ushtruar të drejtën legjitime për shfrytëzimin e teknologjisë bërthamore nën mbikëqyrjen e AIEA-s, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore'', shtoi Ahani. Bashkimi Evropian vendosi të miratojë kundër Iranit sanksione më të ashpra se ato të votuara më 9 qershor nga Këshilli i SigurimitOKB./ /ec/
KOMENTE