Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Në Fundjavë
English

Durrës: Mot I Paqëndrueshëm Në Fundjavë

DURRËS, 19 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Moti i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe me erë të lehtë, do të mbizotërojë këtë fundjavë në gjirin detar të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Tragetet e linjës Bari - Durrës kanë mbërritur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe trafiku i anijeve tregtare nuk do të paraqesë probleme me gjithë detin e trazuar me forcë 3-4 jashtë gjirit detar. Përpunimi i anijeve me mallra dhe kontejnerë do të vijojë pa probleme gjatë gjithë ditës, ndërsa motopeshkatoret që janë nisur për gjueti do të lundrojnë kryesisht pranë brigjeve në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri. Era fryn nga juglindja dhe gjate natës ka patur reshje lokale. Temperaturat e ajrit vazhdojnë të jenë më të larta se sa mesatarja stinore dhe sipas burimeve të kapitenerisë, pritet një ulje e lehtë e tyre. /s.s./
KOMENTE