Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Vera Përmetare, Një Traditë E Hershme Dhe E Pëlqyer
English

Reportazh/ Vera Përmetare, Një Traditë E Hershme Dhe E Pëlqyer

PËRMET, 23 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Kur pi një gotë verë Përmeti më kujtohet Laver Bariu. Pasi dëgjoj tingujt e gërnetës së Usta Bariut më bien ndërmend vargjet e Naimit dhe më pas më kujtohet Mid'hat Frashëri; thotë gazetari i njohur Mitro Çela, që pasi ka provuar 11 lloje të ndryshme verërash në panairin e çelur së fundi në Përmet, qytetin në jug të vendit, mendja i shkon te muzika dhe përmetarët e shquar. Ai tregon se provoi pak nga të gjitha llojet e verës në këtë panair, duke filluar nga vera "Bejko", "Doina", "Jarazi", "Meshin", "Totoni", "Qilarisht", "Petran", "Iljare", "Kaludh", "Atos" e "Almeger", të gjitha të prodhuara nga përmetarët. Ardian Totoni, 40 vjeç, 1 nga 11 pjesëmarrësit e panairit, thotë se vera e Përmetit është me nam në jug të vendit dhe të ardhurat janë të mira, si për fermerët dhe prodhuesit e saj. "Im atë e ka praktikuar këtë profesion 52 vjet më parë, në vitin 1958. Aktualisht këtë zanat i'a ka përcjellë të birit", shprehet Totoni, ish-emigrant në periudhën 1992-2001. Sipas tij, vreshtat e rrushit janë në modë, sidomos në luginën e Vjosës. "Prodhimi i verës është traditë përmetare dhe vitet e fundit numri i tyre është rritur ndjeshëm", thotë Totoni, duke nënvizuar se vera pëlqehet shumë nga të huajt, por konsumohet shumë në Tiranë. Totoni e hapi biznesin nëntë vjet më parë, pasi u kthye nga Greqia. Tregon se në moshë të re iku emigrant në Greqi dhe u kthye në vendlindje në vitin 2001 me objektiva të qarta. "Në fillim hasa probleme, për shkak të infrastrukturës së dobët", kujton ai, ndërsa shton se një pjesë e mirë e përmetarëve e kishin braktisur mbjelljen e vreshtarisë, kjo për shkak të mungesës së tregut. "Në ato vite shteti i kishte braktisur fermerët, por gjërat ndryshuan, sidomos vitet e fundit", thotë Totoni, ndërsa shton se vitin e kaluar siguroi me lehtësi 250 kv rrush nga fermerët vendas dhe me të prodhoi 100 kv verë. Ai mendon se sivjet parashikon dyfishimin e prodhimit, pasi janë shtuar sipërfaqet me vreshtari. "Këtu rriten të shëndetëshme vreshtaritë. Prodhimet janë të mbara dhe tregu i sigurtë", vijon Totoni, i cili nuk i trembet konkurrencës, por tregut të huaj, për shkak të çmimit të ulët. Më lirë, vijon ai, kushton vera e importuar se sa prodhimi vendas. "Po të flas në gjuhën ekonomike, kjo quhet anomali", thotë Totoni, duke sugjeruar se shteti duhet të ndërhyjë për ta disiplinuar këtë treg, pasi buxheti i shtetit ka trefishuar subvencionin e prodhimin të vreshtarisë. "Vera përmetare ka një cilësi të lartë dhe shanset për t'u futur në tregjet europiane do rriten ndjeshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian", thotë Genc Ruli, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, i pranishëm në panairin e verës së Përmetit./ch/
KOMENTE