Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Rumania Rrit Tvsh-Në Në 24 Për Qind Për Të Kufizuar Deficitin
English

Ekonomi - Rumania Rrit Tvsh-Në Në 24 Për Qind Për Të Kufizuar Deficitin

BUKURESHT, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria rumune e qendrës së djathtë vendosi sot të rrisë TVSH-së nga 19 në 24 për qind për të kufizuar deficitin buxhetor dhe për të siguruar një transh të ri të një ndihme shumë të rëndësishme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, njoftoi kryeministri Emil Boc. Ky vendim merret një ditë pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të shkurtimeve prej 15 për qind të pensioneve të parashikuara në një plan të rreptë ekonomik të paraqitur nga qeveria e Boc. FMN-ja ka njoftuar më pas shtyrjen e një mbledhjeje të parashikuar për të hënën për zhbllokimin e një kësti tjetër për Bukureshtin. Qeveria vendosi të rrisë TVSH-në me pesë pikë", deklaroi kryeministri gjatë një konference shtypi. "Në këto kushte, marrëveshja me FMN-në do të vazhdojë", theksoi ai duke shtuar se një mbledhje e FMN-së është parashikuar tani për të mërkurën. Bukureshti është angazhuar pranë FMN-së dhe Bashkimit Evropian të kufizojë deficitin publik në 6,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, PBB, kundrejt 7,2 për qind në vitin 2009. Në këmbim, Rumania vazhdon të përfitojë akordimin e një ndihme globale prej 20 miliardë euro të zhbllokuara në vitin 2009 për të ndihmuar anëtarin më të ri të BE-së në përballimin e krizës më të rëndë ekonomike që prej 60 vjetëve. /I.Pu.
KOMENTE