Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Shba I Kërkon Rumanisë Plan Për Rimëkëmbjen Ekonomike
English

Ekon - Shba I Kërkon Rumanisë Plan Për Rimëkëmbjen Ekonomike

BUKURESHT, 30 qershor /ATSH-AFP/ - Dhoma Amerikane e Tregtisë që mblodhi 300 ndërmarrje të huaja në Rumani i bëri thirrje qeverisë që të ndërmarrë një plan për rimëkëmbjen ekonomike në këtë vend të zhytur në recesion që prej një viti. "Gjendja aktuale ekonomike ka nevojë për një plan për rimëkëmbjen ekonomike'', deklaroi drejtuesi i Dhomës së Tregtisë në një konferencë shtypi. Përballur me një nga recesionet më të mëdha në Bashkimin Evropian, qeveria rumune e qendrës së djathtë miratoi këtë javë një plan masash shtrënguese që përfshinte ulje të pagave me 25 për qind në sektorin publik dhe një rritje të TVSH-së nga 19 për qind në 24 për qind. Bukureshti do të marrë gjithashtu një ndihmë tjetër prej 900 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ndërmarrësit e huaj theksuan se përballë kësaj situate, qeveria duhet të inkurajojë gjithashtu investimet në fushën e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe energjisë, por gjithashtu edhe përmirësimin dhe stabilitetin e sistemit fiskal si dhe infrastrukturor./ /ec/ a.jor.
KOMENTE