Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Këshilli Mbikëqyrës I Bsh-Së Vendosi Të Mos Ndryshojë Normën Bazë Të Interesit Per Kredine
English

Fullani: Këshilli Mbikëqyrës I Bsh-Së Vendosi Të Mos Ndryshojë Normën Bazë Të Interesit Per Kredine

TIRANË, 30 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- "Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e zhvilluar sot, pasi vlerësoi zhvillimet e fundit në ekonominë vendase dhe të jashtme, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për kredinë, në nivelin 5.25 %", tha sot për mediat Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas tij, ecuria e ekonomisë botërore tregon për vazhdimësinë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik, impakt i cili pritet të reflektohet dhe në ekonominë shqiptare. Guvernatori shpjegoi se Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare në vazhdimësi të misionit të saj për ruajtjen e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj. "Banka Qendrore do të vazhdojë të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion mbi zhvillimet ekonomike, ndërkohë që konstaton se ekonomia shqiptare përballë efekteve të krizës financiare ndërkombëtare reflektoi dy muajt e fundit ritme të një rritjeje të ngadaltë", tha Fullani. Guvernatori Fullani deklaroi gjithashtu se zhvillimet ekonomike në vend po diktojnë ndërmarrjen e operacioneve për një politike të re monetare, që synon përafrimin e normës bazë të interesit të kredisë, që aplikojnë bankat tregtare në vend afër objektivit të vendosur nga BSH-ja. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm në tregun bankar, për të bërë sa më realiste normat e interesit që aplikohen nga bankat e nivelit të dytë, duke kërkuar nga aktorët e këtij sektori të reagojnë shpejt në zbatim të kësaj nisme, e cila në thelb ka për qëllim një ndarje më të mirë të likuiditetit mes tyre. "Këto norma do të shërbejnë për të përcaktuar çmimet e produkteve bankare. Shënjestrimi i normave të interesit në termin afatshkurtër është një orientim drejt normave bazë të përcaktuar nga Banka Qëndrore", tha Fullani. Kreu i sistemit bankar theksoi se duke ndjekur me vëmendje ecurinë ekonomike në vend Banka Shqiptare tërheq vëmendjen se politika fiskale duhet të bëjë kujdes për kontrollin e deficitit të brendshëm. Në këtë konteks, vijoi ai, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit për vititn 2010, ndërkohë që treguesit statistikorë evidentojnë se inflacioni gjatë muajve të parë të këtij viti ka shënuar rënie dhe është përmirësuar likujditeti financiar në vend./s.s./
KOMENTE