Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Qeveria të mos marrë më borxh në tregun vendas
English

Fullani: Qeveria të mos marrë më borxh në tregun vendas

Tiranë, 30 qershor, NOA, Rajmonda Lajthia - Borxhi që qeveria mori pak ditë më parë, në shumën prej 25 milion euro, nuk pritet të japë ndikim negativ në treg, për shkak të shifrës jo të konsiderueshme.

Konstatimi vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila i sugjeron ekzekutivit që për nevoja të tjera, të marrë borxh në tregun ndërkombëtar, duke lënë të qetë tregun vendas.

“Huamarrja e brendshme e qeverisë prej 25 milion euro, nuk pritet të ndikojë negativisht në parametrat makroekonomikë, pasi 14 milion prej tyre u siguruan nga subjekte jo resident në vend. Megjithatë, në opinionin e bankës është që qeveria duhet t’i drejtohet për borxh tregut ndërkombëtar”- u shpreh guvernatori Ardian Fullani. Gjatë një konference për shtyp, Fullani u shpreh se, rishikimi i buxhetit duhet të jetë sa më realist.

Ndërkohë sipas tij, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti niveli i investimeve publike ka qenë i ulët.

“Rishikimi i planifikuar i buxhetit të vitit 2010, duhet bërë mbi baza sa më realiste të të ardhurave për muajt në vazhdim”- vijoi më tej Fullani.

Megjithë zërat e ekspertëve, se një ulje e normës bazë të interesit për lekun do të ishte e dobishme për ekonominë, këshilli mbikqyrës i bankës ka mbajtur të pandryshuar atë, duke e lënë në nivelin e 5.25%.

r.l/NOA
KOMENTE