Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opinion/ Zhilla: Nese Opozita Nuk Jep Miratimin Për Gjykatën Administrative, Humbasim 50 Milionë Dollarë Nga Programi I Sfidës Së Mijëvjeçarit
English

Opinion/ Zhilla: Nese Opozita Nuk Jep Miratimin Për Gjykatën Administrative, Humbasim 50 Milionë Dollarë Nga Programi I Sfidës Së Mijëvjeçarit

TIRANE 30 Qershor/ATSH, A.Gjonaj/-Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla deklaroi të mërkurën për ATSH-në se, nëse p/ligji për ngritjen e Gjykatës Administrative për biznesin nuk merr miratimin e Kuvendit, atëherë Shqipëria rrezikon të humbasë një asisitencë prej 50 milionë dollarësh nga Programi i Sfidës së Mijëvjeçarit. "Nëse ky p/ligj nuk merr miratimin e Kuvendit, Shqipëria humbet edhe rreth 50 milionë dollarë nga faza e dytë e Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit, pasi është vënë kusht që pa u mbyllur miratimi i Gjykatës Administrative, nuk do të disbursohet kjo shumë, që për herë të parë nga ky Program do të përfitohet ndihmë konkrete për biznesin", deklaroi Zhilla. "Mosmiratimi i Gjykatës Administrative është jo vetëm një kosto për biznesin, por edhe për qytetarin shqiptar, pasi Gjykata Administrative do të zgjidhë jo vetëm konfliktet midis biznesit dhe administratës, por edhe qytetarëve dhe administratës", deklaroi Zhilla. Sipas tij, pjesë e gjykimit të çështjeve do të jenë si konfliktet e biznesit, ashtu dhe problemet që kanë qytetarët shqiptarë me hipotekat, zyrat e tatim taksave dhe me të gjitha institucionet administrative. "Ky ligj është një nga ligjet më të mira dhe me procedurat më të mira, ndjekur ndonjëherë nga Parlamenti shqiptar, pasi është hartuar me ekspertë të huaj dhe me grupet e interesit", u shpreh Zhilla. Ai bëri të ditur se pavarësisht se është një ligj që kërkon 84 vota realisht, kjo është një strukturë tepër teknike, sepse do të merret vetëm me problemet administrative dhe s'do të gjykojë konflikte politike. "Janë 400 milionë euro që janë ende nëpër gjykata të bllokuara për biznesin", theksoi Zhilla. Ai shton se "ngritja e kësaj strukture shkurton kohën e gjykimit të një konflikti nga 120 ditë në 60 ditë, ndërsa barrën e provës ia lë Gjykatës Administrative dhe jo biznesit, apo qytetarit"./n.m/
KOMENTE